Cilësia e naftës, Konfindustria: Të
vijojë aksioni, humbjet 140 mln $ 

Cilësia e naftës, Konfindustria: Të<br />vijojë aksioni, humbjet 140 mln $ 
TIRANE - Konfindustria ka reaguar sot nëpërmjet kreut të saj Gjergj Buxhukut, duke thënë se e mbështet dhe e nxit qeverinë që IQT/Inspektoriati Qendror Teknik, të vijojë aksionin e ndërmarrë për dhënien fund të abuzimeve masive me cilësinë e karburanteve që tregtohen.

Duke i bërë thirrje qeverisë që ky aksion të zbatohet sa më shpejt që të jetë e mundur, konfindustria ka ritheksuar se cilësia e dobët e karburanteve shkakton humbje të mëdha jo vetëm në buxhetin e shtetit por edhe për konsumatorët qytetarë dhe bizneset. Dëmi i shkaktuar sipas konfindustrisë arrin deri në 140 milion dollarë/vit si pasojë edhe e fshehjes fiskale.

“Konfindustria ka vlerësuar gjithashtu, se dëmi tërësor financiar, që i shkaktohet qytetarëve, bizneseve, buxhetit të shtetit dhe ekonomisë kombëtare në tërësi është mjaft me i madh sesa vlera e sipër përmendur, nëse merren parasysh edhe kostot nga abuzimet me volumet e shitura, dëmet në makineri, teknologji, mjedis dhe shëndetin e qytetarëve nga cilësia e dobët e karburanteve, që qarkullojnë në tregun shqiptar,”- thuhet në njoftimin e Konfindustrisë.
 
Më poshtë deklarata e plotë e konfindustrisë
 
Konfindustria, duke e mbështetur parimisht, shpreson, që vullneti i shprehur së fundmi nga përfaqësuesit më të lartë të ekzekutivit në IQT/Inspektoriati Qendror Teknik, për dhënien fund të abuzimeve masive me cilësinë e karburanteve të tregtuara, të zbatohet sa më shpejt dhe i plotë në terren. 

Konfindustria ka shprehur publikisht, se cilësia e dobët e karburanteve të tregtuara shkakton humbje të mëdha financiare jo vetëm për konsumatorët qytetarë dhe biznese, por edhe drejtpëdrejt për vete buxhetin e shtetit deri në 140 milion dollarë/vit si fshehje fiskale. Konsumatorët fundorë, qytetarë dhe biznese, paguajnë për përzierësit të njëjtën shumë sikurse për karburantet e pastra për të fshirë detyrimet fiskale, që shkojnë deri në 60% të çmimeve fundore.

Konfindustria ka vlerësuar gjithashtu, se dëmi tërësor financiar, që i shkaktohet qytetarëve, bizneseve, buxhetit të shtetit dhe ekonomisë kombëtare në tërësi është mjaft me i madh sesa vlera e sipër përmendur, nëse merren parasysh edhe kostot nga abuzimet me volumet e shitura, dëmet në makineri, teknologji, mjedis dhe shëndetin e qytetarëve nga cilësia e dobët e karburanteve, që qarkullojnë në tregun shqiptar.

Redaksia online
(F.M/Shqiptarja.com) 



 

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Report Tv siguron foton, kush është autori i vrasjes së çiftit të të moshuarve në Dropull

Report Tv siguron foton, kush është autori i vrasjes së çiftit të të moshuarve në Dropull