Cilësia e Universiteteve
Shqiptarët në fund të listës botërore
Web Ranking, agjencia ndërkombëtare e cila bën një klasifikim botëror të mbi 20 mijë universiteteve nga e gjithë bota, ka publikuar listën e re të renditjes së tyre. Nëse do të hedhim një sy kësaj liste, e cila është publikuar në fillim të muajit korrik, vihet re që universitetet shqiptare, janë shumë larg cilësisë që premtojn
Web Ranking, agjencia ndërkombëtare e cila bën një klasifikim botëror të mbi 20 mijë universiteteve nga e gjithë bota, ka publikuar listën e re të renditjes së tyre. Nëse do të hedhim një sy kësaj liste, e cila është publikuar në fillim të muajit korrik, vihet re që universitetet shqiptare, janë shumë larg cilësisë që premtojnë.
Ata fillojnë e duken pas vendit të 7 mijtë, ndërkohë që lista e 38 universiteteve shqiptare, e përfshirë në këtë klasifikim, mbyllet nga universiteti “Aldent” që pozicionohet në vendin e 20.634-t nga 20.745 shkolla të larta nga e gjithë bota që janë renditur në këtë tabelë cilësie. Nëse e krahasojmë me listën e vitit 2010, kohë kur një universitetet shqiptar kapi edhe renditjen më të lartë në klasifikimin botëror, që ishte ai i Vlorës në vendin e 5016, do të vëmë re se cilësia e universiteteve shqiptare nuk ka ruajtur të njëjtin ritëm.
Lista e universiteteve shqiptare në klasifikimin botëror kryesohet nga shkolla e lartë jopublike “Epoka”, e cila këtë vit është pozicionuar në vendin e 7299, ndërsa në vitin 2010 pozicionohej në vendin e 11.533. Ai ndiqet nga Universiteti i Tiranës që në klasifikimin botëror mban vendin e 8735, ndërsa në 2010-ën gjendej në vendin e 9048, dhe menjëherë pas tij vjen universiteti Politeknik i Tiranës, i cili në klasifikimin botëror pozicionohet në vendin e 10738, ndërsa në 2010-ën ishte në vendin e 11996. Ndërkohë vendet e para të klasifikimit botëror i mbajnë shkollat amerikane dhe ata angleze. Renditjen e saktë për të gjithë universitetet shqiptare për vitin 2012 ne po e publikojmë të plotë, ndërsa lexuesit mund ta gjejnë më të detajuar në linkun (http://www.wwwbometrics.info/rank_by_country.asp?country=al). Aktualisht në vendin tonë funksionojnë 12 shkolla të larta publike dhe 35 private.
Shkrimi u botua ne Shqiptarja.com
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
51.7%
-
Jo
44.9%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 5110
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Tragjedi' italiane në play-off, Milani dhe Atalanta eliminohen nga Champions League! Bayern dhe Benfica kalojnë në limite
18 Shkurt, 23:00
-
Beqiri: Disa individë në SPAK e GJKKO po sabotojnë, mbështetja ka rënë nën 50%! Saliu ka hallin e Shkëlzenit dhe Argitës! Tafani: Berisha po ia kalon Enverit! Galdini: Rama e do drejtësinë për vete
18 Shkurt, 22:47
-
Rubio informon ministrat e Jashtëm të BE për diskutimet me Rusinë në Riad
18 Shkurt, 22:39
-
Si ushtrojnë presion mbi Europën bisedimet e Riadit
18 Shkurt, 22:26
-
Emigracioni i paligjshëm, Meloni takohet me komisionerin europian! Në fokus edhe marrëveshja Itali-Shqipëri
18 Shkurt, 22:22
-
‘Repolitix’/ Tafani: Sherifi i ri për Shqipërinë do jetë Europa! Beqiri: BE na i ka futur këmbët në një këpucë, objektiv integrimi! Galdini: Rama-Berisha do shkrijnë SPAK
18 Shkurt, 22:14
-
Butrint Imeri në një lidhje dashurie, kush është modelja që i ka rrëmbyer zemrën
18 Shkurt, 22:09
-
Për këto shenja parashikohet stabilitet financiar dhe progres
18 Shkurt, 21:57
-
KPA njihet me konkluzionet përfundimtare në çështjen e prokurorit Valentin Preçi
18 Shkurt, 21:49
-
Protesta për Veliajn/ Beqiri: Kreu i GJKKO s’i çoi shkresë SHBA e Britanisë sepse i kanë shpallur ‘non grata’ Berishën, i politizuar! Galdini: SHBA nuk ikën! Tafani: Trump u tërhoq! Logu: Rama bën fushatë
18 Shkurt, 21:46
-
Rijetësimi i industrisë ushtarake, nevojë e ndryshimeve të klimës së sigurisë
18 Shkurt, 21:40
-
Franca përgatitet për samitin e dytë për luftën në Ukrainë
18 Shkurt, 21:36