Cila do të jetë faza e radhës e pandemisë së COVID-19?

Cila do të jetë faza e radhës e pandemisë së COVID-19?

Covid-19

Ndërsa po afron dimri i tretë i pandemisë së COVID-19 në hemisferën veriore, shkencëtarët paralajmërojnë qeveritë që të përgatiten për valë të reja të virusit.

BA.5, nënvarianti i Omicron-it aktualisht po shkakton kulm infeksionesh në shumë vende të botës, pasi është jashtëzakonisht i transmetueshëm.

Kreu i Institutit të Metrikës dhe Vlerësimit të Shëndetit në SHBA, Chris Murray tha se vetëm në SHBA mund të ketë deri në një milion infeksione në ditë këtë dimër, dyfishi i infektimeve ditore të raportuara gjatë kësaj periudhe.

Në Evropë, shkencëtarët parashikojnë një sërë valësh të COVID-19 gjatë dimrit. Kjo, pasi qytetarët kalojnë më shumë kohë në ambiente të mbyllura gjatë muajve të ftohtë, pa maska dhe distancim shoqëror.

Megjithatë, ndërsa rastet mund të rriten përsëri në muajt e ardhshëm, vdekjet dhe shtrimet në spital pritet të mos rriten me të njëjtin intensitet, sipas ekspertëve, të cilët theksojnë se për këtë ka ndikuar vaksinimi, imuniteti i krijuar nga infektimet e mëparshme me virusin, si dhe trajtimet e disponueshme kundër COVID-19.

"Më shumë rrezikojnë ata që nuk kanë pasur asnjë kontakt me virusin, por pothuajse nuk ka të tillë" tha Murray.

Ndërsa shkencëtarët kishin parashikuar që virusi të pakësohej në fillim të vitit 2022, varianti i Omicron-it, më i zbutur se variantet e mëparshme, çoi në rritje të numrit të infektimeve.

Megjithatë, ekziston edhe një skenar, “skenari më i keq” sipas OBSH-së, i një varianti të ri më agresiv që do të dominonte mbi variantin Omicron.

“Të gjithë skenarët (me variante të reja) tregojnë potencialin për një valë të madhe të ardhshme në nivel që është po aq i keq, apo edhe më i keq se valët epidemike 2020-2021”, thuhet në raport, bazuar në një model nga Kolegji Imperial i Londrës.

Por, për sa kohë që Omicron mbetet varianti dominues, ka hapësirë për optimizëm. Skenari në të cilin Omicron mbetet varianti dominues, tregon vazhdimësi të zbutjes së virusit që çon drejt menaxhimit të COVID-19 si një sëmundje endemike. Me Omicron-in si variantin dominues, faza e pandemisë do të duket sikur ka mbaruar për gjithnjë e më shumë persona.

Megjithatë, ekspertët e sëmundjeve thonë bërja e parashikimeve për COVID është bërë shumë më e vështirë, pasi shumë njerëz kryejnë teste të shpejta në shtëpi të cilat nuk raportohen te ministritë e vendeve, duke e bëjë të paqartë shkallën e infeksionit.

Shkencëtarët thanë se informacione të tjera të munguara  ndërlikojnë parashikimet e tyre, si psh. nëse një kombinim i vaksinimit dhe infeksionit nga COVID - i ashtuquajturi imunitet hibrid - po siguron mbrojtje më të madhe për qytetarët.

Pas më shumë se dy viteve prej kohës kur COVID-19 shpërtheu për herë të parë në Wuhan të Kinës, njerëzit në mbarë botën kanë filluar tashmë të jetojnë me virusin, duke u përshtatur me ndryshimet që kjo pandemi ka sjellë.

D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari