Cila është kompania IRTC 
që zhyti në borxhe ARMO-n?

Edhe pse është një nga asetet më të shtrenjta që ka vendi ynë, rafineritë e naftës së kompanisë ARMO janë mbuluar me dyshime e hije skandali për shkak të privatizimeve të njëpasnjëshme. Këto rafineri që përpunojnë sasi të konsiderueshme të hidrokarbureve që nxirren në vendin tonë asnjëherë nuk janë bërë rentabël. Edhe pse aktiviteti i tyre ka qenë i vazhdueshëm, kompanitë që e kanë privatizuar vazhdimisht janë deklaruar me humbje duke lënë pa paguar edhe punonjësit. 

Kompania e fundit e cila ka në administrim këto rafineri është IRTC, e cila është rregjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit më datë 13 qershor të vitit 2016. Për shkak të keqmenaxhimit të përhershëm apo abuzimeve me të, kompanitë administruese të ARMO-s, nga viti 2013 deri në 2016 kanë akumuluar 178 milionë euro borxhe ndaj shtetit. Por edhe pas kësaj date, kur IRTC-së iu kaluan në “ruajtje” asetet e ARMO-s, sërish borxhi ka vijuar të thellohet. Vetëm në vitin e fundit, borxhi ndaj buxhetit të shtetit është 22 milionë euro. 

Hije dyshimesh u hodhën në media që në marrjen në administrim të aseteve të ARMO-s. Fillimisht u përfol se një shoqeri amerikane ishte pas administrimit të kompanisë. Në 1 shtator të vitit 2016 del në skenë kompania Ioninan Refining and Trading CO– shkurt IRTC, e cila merr në ruajtje pas sekuestrimit nga bankat asetet e ARMO. IRTC, e regjistruar fillimisht në ishujt Virgjin Britanikë, kishte në krye të Këshillit Mbikqyrës Mustafa Abu Naba’a- biznesmen domenikan i njohur në arenën ndërkombëtare të tregtisë së naftës bashkë me Harry Sargeant.

Ky I fundit u shfaq si përfaqësues i grupit investitor në rafinerinë e Ballshit shtatorin e shkuar, gjatë inspektimit që i bënë rivënies në punë të uzinës. Ndërkohë që Sargeant del nga skena, prej dhjetorit 2016, administratori i IRTC në Shqipëri është emëruar Mitat Sulaj. Ndërkohë pjesë në këtë kompani është edhe Avni Braçaj, i cili gjithashtu zotëron 10 % të aksioneve të kompleksit ‘Taiwan. Në tetor 2015, Petrit Bracaj, vellai i Avni Bracajt është arrestuar si pjesë të një grupi kriminal i akuzuar për trafikimin e 700 kilogramëve kanabis. Braçaj i ka mohuar akuzat përpara gjykatës. 
Sot duket se “pronari” i vërtetë i IRTC nuk u ka rezistuar problemeve të krijuara dhe është shfaqur në takimin që naftëtarët e ARMO-së kanë pasur me Ministrin e Financave Arben Ahmetaj dhe atij të Energjetikës, Damian Gjikuri. 

Sic e shikoni edhe në këtë foto të siguruar nga Report Tv dhe nga burimet brenda takimit, është mësuar se B.S. u shfaq pak pasi ka nisur takimi dhe me pas, përfaqësuesit e naftëtarëve kanë dalë me premtimin për marrjen e një page. Por përveç detyrimeve ndaj punonjësve, ARMO, e administruar nga IRTC rezulton debitore edhe ndaj Tatimeve, Albpetrol, OSHEE-së si dhe ndaj kompanive të tjera që ka marrëdhënie kontraktuale. Vlera e kësaj debie përllogaritet në miliona euro. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/a.m./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

U dënua për korrupsion, senatori amerikan Menendez jep dorëheqjen

U dënua për korrupsion, senatori amerikan Menendez jep dorëheqjen