Ushqyerja e shëndetshme, mospirja e duhanit dhe aktiviteti i rregullt fizik mund të parandalojë 80 për qind të rasteve të sëmundjeve të zemrës.

Disa ushqime në veçanti janë të mira për zemrën sepse ndihmojnë në pastrimin e enëve të gjakut, uljen e kolesterolit, tensionit të gjakut dhe inflamacionit.

Mollët

Mollët, sidomos lëkura e tyre, janë të pasura me antioksidantë të cilat e mbrojnë zemrën. Sipas studimeve, konsumi ditor i mollëve e ul ndjeshëm kolesterolin duke filluar nga 9 përqind. Për më tepër, mollët janë një prej burimeve më të mira të fibrës së tretshme.

Sardelet

Sardelet janë zgjedhja ideale sepse jo vetëm që përmbajnë pak mërkur por në 100 gramë gjenden 1,000 miligramë acide yndyrore omega-3. Sardelet kushtojnë lirë dhe janë tepër të shëndetshme.

Arrorët

Arrorët janë një burim i mirë i yndyrave të pangopura, fibrës, proteinës, mineraleve dhe antioksidantëve. Arrat në veçanti përmbajnë acide yndyrore që luftojnë inflamacionin.

Nëse njeriu konsumon 28 gramë arra për pesë ose më shumë herë në javë, është 14 përqind më pak i rrezikuar nga sëmundjet kardiovaskulare. Ata që konsumojnë një ose më shumë racione arrash në javë janë 19 përqind më pak të rrezikuar.

Thjerrëzat

Thjerrëzat, fasulet dhe qiqrat janë të mirënjohura për shëndetin e zemrës. Ato përmbajnë proteinë, fibër dhe folat, që ulin tensionin e gjakut.

Boronicat

Të gjitha frutat e pyllit përmbajnë shumë antioksidantë që e mbrojnë zemrën. Një gjysmë filxhani me boronica përmban 120 miligramë antioksidantë që ulin tensionin e gjakut.