Celibashi: '14 maji' kushton 2.3 mld lekë! Në 9 prill, lista përfundimtare e votuesve! Votim elektronik në Vorë, synohet dhe në 6 bashki të tjera, por presim fondet

TIRANË- Zgjedhjet vendore të 14 majit do të kushtojnë 2.3 mld lekë, teksa KQZ kërkon një fond shtesë prej 3 mld lekë me qëllim që të votohet elektronikisht edhe në 6 bashki të tjera të mëdha, përtej Vorës. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha se synohet që të ketë votim elektronik në Tiranë, Durrës, Vlorë, Elbasan, Shkodër dhe Fier, mirëpo për të bërë të mundur realizimin e saj duhet të arrihet në dakordësi mes partive politike si edhe t’u votohen fondet në dispozicion. Nëse një gjë e tillë nuk arrihet, atëherë procesi do të vijojë vetëm me Vorën.

“'14 maji' kushton 2.3 mld lekë! Në Vorë do zhvillohet votimi elektronik, në 6 bashki mund të zgjerohet, Tirana, Durrësi, Vlora, Elbasani, Shkodra dhe Fieri ne kemi kërkuar që nëse do jetë votomi elektronik, partitë bien dakord, dhe nëse janë paratë, ne i kemi bërë këto llogari dhe 6 bashki të tjera dhe kosto shkon 3 mld lekë, nëse do i kemi këto para dhe palët janë dakord që të zhvillohet ky proces, votim elektronik dhe në këto bashki. Nëse jo, nuk mund ta bëjmë”, tha Celibashi.

Lista përfundimtare e votuesve do të dal në 9 prill dhe Celibashi ka dhënë siguri se ajo nuk është prekur nga sulmet kibernetike që Irani bëri ndaj Shqipërisë.

“Nuk ka asnjë lloj problemi për listat e zgjedhjeve, sepse sistemi, baza e të dhënave të votuesve dhe regjistrit të gjendjes civile nuk është ekspozuar”, shtoi Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve.

Nëse zgjedhjet vendore do të ishin sot, KQZ do e kishte të vështirë se cilën PD do të regjistronte në zgjedhje duke qenë se ka 2 palë që pretendojnë se kanë drejtimin e partisë. Celibashi tha se “për këtë nuk ka një përgjigje”, por shtoi se përfaqësuesit e PD-së në KQZ janë Marash Logu dhe Indrit Sefa, nga grupi i Enkelejd Alibeajt.

“Nuk kam asnjë lloj përgjigje, se si do të jetë situata me regjistrimit nuk e dimë. Do ishte jo etike dhe jo korrekte që vendimin ta prezantoja pa e marrë, kur kjo çështje do të jetë për t’u diskutuar do ekzistojë transparenca, për këtë çështje, por nuk është momenti, pastaj secili nga ne ka një opinion”, tha Celibashi.

Në fund, ai sqaroi se fushata zgjedhore nis në 14 prill, pra fiks 1 muaj nga data e zgjedhjeve, e ndërsa 8 maji është afati i fundit që mund t’u lejohet televizioneve apo çdo institucioni tjetër për të bërë sondazhe.

B.K./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hekuran: 04/11/2022 15:47

    Celibashi ka vetem hallin e Ilir Metes. Nuk shqetsohet shum per tjeret. Kot e pysni per Lulin

    Përgjigju
  • Mbesa e Besnik Bekteshit: 04/11/2022 14:35

    Iliriani ka mbledh hajdutet e LSI-se ne KQZ. Bile nje tip aty ne KQZ,me inicialet A.L., ka qene i arrestuar per mbi 6 muaj. Keta do bejne zgjedhje te lira?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)