Cili është 'aleati' i Berishës i përfshirë në korrupsion madhor sipas DASH: Fatmir Mediu apo Ilir Meta?

Cili është 'aleati' i Berishës i përfshirë në korrupsion madhor sipas DASH: Fatmir Mediu apo Ilir Meta?

Ilir Meta, Sali Berisha dhe Fatmir Mediu

Departamenti Amerikan i Shtetit, për të dytën herë në një hark të shkurtër kohor, duke sqaruar arsyet dhe rrethanat e damkosjes së Familjes Berisha si familje e korruptuar, flet për aleatë të përfshirë në korrupsion të Sali Berishës, të cilët ky i fundit i ka mbrojtur dhe është gati t'i mbrojë sërish nga ndëshkimi ligjor. 

Në 19 maj 2021, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, teksa shpalli Sali Berishën dhe familjen e tij non grata për korrupsion madhor, shantazh ndaj drejtësisë dhe minim të demokracisë, thekson se Sali Berisha "është i gatshëm të mbrojë veten, anëtarët e familjes së tij dhe aleatët e tij politikë në kurriz të hetimeve të pavarura, përpjekjeve kundër korrupsionit dhe masave të llogaridhënies". 

Vendimi i paprecedentë tronditi familjen Berisha, trazoi politikën dhe e ka kthyer Partinë Demokratike në 'fole grerëzash'. 

Në 7 qershor 2021, Kongresmeni amerikan nga radhët e Republikanëve, Lee Zeldin, kërkoi informacion të detajuar për procesin e ndjekur për shpalljen ‘non grata’ të Sali Berishës. Ditët e fundit është zbuluar përgjigja që DASH i ka kthyer kongresmenit Lee në 22 qershor 2021, për çështjen e Berishës. 

Përpos të tjerave, në letrën e DASH thuhet se "Për më tepër, siç vuri në dukje Sekretari, vetë retorika e z. Berisha tregon se ai është i gatshëm të mbrojë veten, anëtarët e familjes dhe aleatët e tij politikë në kurriz të hetimeve të pavarura, përpjekjeve kundër korrupsionit dhe masave të llogaridhënies".

Po kush janë aleatët e Sali Berishës, të cilëve u referohet SHBA, si të përfshirë në praktika korruptive, në përdorimin e pushtetit për t'u pasuruar dhe që mbrohen nga Berisha që t'i shpëtojnë veprimit të drejtësisë?

Sali Berisha dy aleatë kryesorë ka pasur gjatë ushtrimit të pushtetit 2005-2013, kohë gjatë të cilës DASH thotë se është përfshirë në korrupsion madhor. 

Ata janë Ilir Meta dhe Fatmir Mediu. Enigma e madhe konsiston se cilit i referohet Departamenti Amerikan i Shtetit, Ilir Metës apo Fatmir Mediut. A po u referohet të dyve bashkë, pasi në të dy masazhet e DASH flitet për 'aleatë' në numrin shumës, pra më shumë se një aleat?! 

Si Fatmir Mediu, ashtu edhe Ilir Meta janë marrë të pandehur nga prokuroria për shpërdorim detyre dhe korrupsion. Që të dy janë shpëtuar nga Sali Berisha, falë kapjes prej tij të Gjykatës së Lartë, e cila u shkërmoq nga Vetingu, proces që sulmohet egërsisht nga Berisha. 

Në 14 shtator 2009, Gjykata e Lartë mbylli me procedurë dosjen e Fatmir Mediun për Gërdecin, që përfaqëson korrupsionin e nivelit të lartë shtetëror me pasoja më tragjike në Shqipëri. Një grup provash, faktesh dhe dëshmish kanë konfirmuar se pas Gërdecit qëndronte Sali Berisha me të birin, Shkëlzen Berisha, ende të pandëshkuar nga drejtësia. Në këto rrethana, Berisha ishte i detyruar të mbronte Mediun në Gjykatën e Lartë, pasi praktikisht po mbronte veten dhe familjen e tij.

Në janar 2012, Gjykata e Lartë shpalli të pafajshëm Ilir Metën, i cili akuzohej nga prokuroria për korrupsion dhe që kërkonte të dënohej me dy vite burg. Meta ishte aleat në qeverisje i Berishës që nga viti 2009. Një ditë para vendimit, Berisha u shfaq në një darkë tek shtëpia e Ilir Metës, duke u dhënë një mesazh të gjyqtarëve që kishte emëruar vetë. Këtë herë Berisha po mbronte Metën, për të mbrojtur pushtetin e tij, pasi 4 votat e Metës mbanin në këmbë qeverinë e Berishës që nga shtatori 2009. 

Vetëm anëtari i Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani, nuk iu bind sinjalit të Berishës. Dvorani votoi kundër pafajësisë së Metës. Për këtë arsye, Dvorani u shpall armik, u liçua dhe u sulmua egërsisht nga Berisha dhe Meta për 9 vite me radhë. 

Në shkurt 2021, Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli pikërisht Ardian Dvoranin në listën e 12 personaliteteve kampionë në botë në luftën kundër korrupsionit.

Vetëm 3 muaj më vonë DASH do të shpallte Berishën në litën e zezë për korrupsion madhor, bashkë me aleatët e tij të paidentifikuar me emër konkret. Është Ilir Meta apo Fatmir Mediu, apo janë të dy bashkë?! Enigma vazhdon!

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 29/11/2021 02:05

    Qe te dy jane.Ceshtja Gerdeci plasi ne Shqiperi,por disa gjyqe qe lidhen direkt e indirekt me kete emer u zhvilluan ne Amerike,pavaresisht se ato qe duheshin bere ne Shqiperi u bene /mysybet/(me falni per perdorimin e fjales turke)dhe Mediu me shoke dolen <<te palagur>>.Po keshtu dhe Meta me videon e tij famekeqe,si dhe filmimet e masakres para kryeministrise qe te gjitha te analizuara saktesisht nga laboratoret e FBI,por qe drejtesia e Berishes <<i pastroi>> me nje akt qe do t'a kishte zili dhe Hudini.Ne ka dhe te tjere pervec ketyre,nuk eshte per t'u cuditur,por keta te dy,jane patericat me te cilat Berisha eshte akoma ne gjendje te zvarritet ne politike.

    Përgjigju
  • O tej: 28/11/2021 19:37

    Njeni mut e tjetri kake…

    Përgjigju
  • Igor: 28/11/2021 17:30

    Pse po lodheni kur populli e dine se te gjith qeveritaret e 30 viteve te fundit ka mare pjese ne korupsion,pra te gjith ne burg ma se pari gjyqtaret dhe prokuroret pse ata e ndanin kapitalin e vjedhur se bashku me keta kriminela me kostume ,dhe mos haroni ushqimin ta paguajn vet me konfiskimin e villave ta paguajn burgun por mos haroni Bashen ,dhe Ramen.

    Përgjigju
    • Bureto: 28/11/2021 20:43

      Te dy dhe pa asnje dyshim.

  • Dash-i "me brire": 28/11/2021 15:13

    Pse lodheni keta te dy jane,agushi me mediun. Se kush jane aleatet e ketyre te dyve,po pati drejtesi do dalin dhe saliu do thote pastaj JO,vasali i vasalit tim,nuk eshte vasali im. Corbe me ere te prishur eshte bere politika shqiptare. Zoti i ndihmofte shqiptaret te shpetojne nga keta huligane te pangopur.

    Përgjigju
  • Mondi: 28/11/2021 14:36

    Berisha ka patur aleat tradicional Mediun. Pra eshte ne tave. Meta qe aleat ne 2009. Edhe ai eshte ne tave. Porse ne kete loje pokeri mungon i katerti. Meta , nen presionin gjermano amerikan ia hoqi fishen Sales dhe nguli Edit. Te behej Kryeminister. Prandaj, zamet, shto edhe nje foto te baba dervish Edi Rames.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet