Avokati Rezart Kthupi u ndal edhe tek mbështetja e SHBA ndaj SPAK. Ai tha se SHBA do që të luftohet krimi i organizuar në Shqipëri, pasi është shqetësues për interesat e tyre gjeopolitike.

Teksa u ndal tek i preferuari i SHBA për kreun e ri të SPAK nga 4 prokurorët në garë Elvin Gogaj, Adnand Xholi, Doloreza Musabelliu dhe Klodian Braho, sipas tij është ky i fundit.

‘Në Shqipëri nuk ka vijë ndarëse ku fillon krimi dhe mbaron korrupsioni. Në çdo dosje që merr edhe hap ke lidhje të krimit të organizuar me politikën. SHBA duan që të luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsion në Ballkan dhe sidomos në Shqipëri që është shqetësues për interesat e tyre strategjike. Sepse cenon interesin e tyre gjeopolitikë në Ballkan. Sa i përket të preferuarit të SHBA, takimi i fundit i të dërguarës me punë të Ambasadës Amerikane ishte me zotin Brahon që do të thotë është Braho i preferuari i Ambasadës Amerikane’, tha ai.


Lajmi kryesor:

Dumani tha s’do rikandidojë/ Beqiri: Presion për zgjatjen e mandatit të prokurorëve! Kara: Ka mbështetjen e SHBA! Vokshi: SPAK u krijua me ultimatum të Amerikës