Kreu i SPAK, Altin Dumani, në raportimin e tij për veprimtarinë e SPAK gjatë 2024 në Komisionin e Ligjeve deklaroi se në përfundim të mandatit të tij në vitin 2028, ai nuk do të rikandojë më për të qenë pjesë e SPAK-ut.

Lidhur me këtë u diskutua edhe mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Repolitix’, në Report Tv, ku avokati Idajet Beqiri, tha se deklarata e Dumanit ishte presion në mënyrë që të zgjatet mandati për 11 prokurorët e tjerë.

Ai tha se zgjatjen e mandatit të prokurorëve e ka në dorë Amerika, jo Kuvendi. Sipas avokatit, duhet që të ketë zgjatje të mandatit të prokurorëve.

‘Kjo është strukturë e posaçme, pra ka një fillim dhe një mbarim, kësaj strukture iu dhanë edhe objektivat për çfarë krijohet dhe kur u krijua në 2016 ligjvënësi pa që në këtë vend kishte krim të organizuar që po gërryente shtetin dhe institucionin e tij dhe kishte një korrupsion të lartë shtetëror. Ky ishte koncepti i asaj strukture. Mandati s’mund ti ndërpritet prokurorëve, sepse në duar të tyre janë dosje. Dumani e ka bërë kërkesën për zgjatjen e mandatit të prokurorëve, por atë se di Kuvendi, atë e di Amerika dhe ata të BE që të thonë jepi edhe një mandat sepse s’mund t’i lërë çështjet përgjysmë.

Sepse s’mund ti marrë një prokuror i ri sepse sa të njihet me dosjen ai, është e vështirë. Do të shtyhet mandati. Dumani bënë presion dhe presioni më i mirë është kur jep shembull personal vet. Ai thotë është e domosdoshme që të bëhet zgjatja e mandatit dhe nëse e vlerësoni se e bëjë se kam interes vetë, unë vetë nuk do të rikandidojë por bëjeni për interesin e luftës kundër korrupsionit. Ai ka bërë një punë të mirë dhe sot vlerësohet nga ndërkombëtarët dhe nga të gjithë’, tha ai.

Juristi Romeo Kara, tha se Dumani ka mbështetjen e SHBA, gjë e cila u tregua edhe nga vizita që ai bëri në SHBA muajin e kaluar.

‘Po ne s’do vdesim se ikën Dumani. Unë kam edhe kritika për ata. Të nisin hetime kryesisht, të mos pres kallëzime dhe të fillojnë të bëjnë me verifikimin e pasurive të bëjnë vetingun e të gjithë politikanëve. Ai është në luftë me establishmentin politikë dhe kjo është e qartë. Këta duan që të hapin të kaluarën dhe nëse s’ka ndëshkime ne nuk kemi riparime. I gjithë establishmenti vazhdon, as krimi i organizuar dhe as korrupsioni nuk janë disiplinuar. Dumani nuk është i fortë në deklarata por është i fortë në punë. Në SHBA e thirrën në mënyrë publike Dumanin, para pak kohësh, kjo tregon se ai është i atyre’, tha ai.

Edhe për avokatin Rezart Kthupi, kreu i SPAK thirrjen për zgjatjen e mandatit të prokurorëve nuk e bëri për veten, por për 11 prokurorët e tjerë të cilëve u mbaron mandati brenda një viti.

‘Ai tha se nuk do që të jetë më në SPAK dhe kërkesa bëhet specifikisht për prokurorët e tjerë të SPAK. Po që Dumani do të jetë aty edhe 3 vite të tjera kjo është pak por e sigurt. Ai thotë unë s’po e bëjë kërkesën për zgjatjen e mandatit se më përfundon mua mandati, sepse unë s’do të vazhdojë si  prokuror edhe sikur ju të jepni mundësi që mandati të rinovohet, por për 10 kolegët e tjerë duhet që të vlerësoni zgjatjen e mandatit’, tha ai.

Ekspert i së Drejtës Penale, Indrit Vokshi, tha se SPAK u krijua me ultimatum të SHBA. Sipas tij, ishte Amerika ka bërë presion te politika shqiptare për krijimin e këtij institucioni të drejtësisë.

‘S’ka qenë vullneti i politikës për ta ngritur SPAK, por ka qenë një ultimatum i SHBA. Nëse s’do të ishte ai presion nuk do të bëhej kjo gjykatë asnjëherë. Ka qenë ish-Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuar   John Kerry kur deklaroi se duhet të bëhet votimi i reformës në drejtësi dhe i bëri thirrje politikë shqiptare që të miratojë reformën në drejtësi. Sepse të ishte për këta, këta s’do ta kishin miratuar kurrë’, tha ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:56
Cili është i preferuari i Amerikës për kreun e ri të SPAK? Kthupi: Takimi i Nancy VanHorn ishte me Klodian Brahon

Avokati Rezart Kthupi u ndal edhe tek mbështetja e SHBA ndaj SPAK. Ai tha se SHBA do që të luftohet krimi i organizuar në Shqipëri, pasi është shqetësues për interesat e tyre gjeopolitike.

Teksa u ndal tek i preferuari i SHBA për kreun e ri të SPAK nga 4 prokurorët në garë Elvin Gogaj, Adnand Xholi, Doloreza Musabelliu dhe Klodian Braho, sipas tij është ky i fundit.

‘Në Shqipëri nuk ka vijë ndarëse ku fillon krimi dhe mbaron korrupsioni. Në çdo dosje që merr edhe hap ke lidhje të krimit të organizuar me politikën. SHBA duan që të luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsion në Ballkan dhe sidomos në Shqipëri që është shqetësues për interesat e tyre strategjike. Sepse cenon interesin e tyre gjeopolitikë në Ballkan. Sa i përket të preferuarit të SHBA, takimi i fundit i të dërguarës me punë të Ambasadës Amerikane ishte me zotin Brahon që do të thotë është Braho i preferuari i Ambasadës Amerikane’, tha ai.