Cili është “Mali i Shenjtë” ku fshihen të zhdukurit dhe kriminelët?/ Mbërrin dëshmia tronditëse për shqiptarin Bardhyl Ruku, humbur më 2005

Fredi Llapanji thotë se i kujtohet mirë ai djalë, ndërsa përshkruan edhe detaje nga fiziku i tij, duke treguar edhe vendodhjen të djalit për të cilin dyshon të jetë Bardhyl Ruku, që kërkohet në program.

“Edhe pse kan kaluar afro 15 vite, më kujtohet mirë fytyra e tij, ishte me flokët me onde, pak esmer dhe me gjatësi 1 e 70 cm. Ai i ishte bashkuar priftërinjve, që jetojnë në një nga manastirët e shumtë në zonën e “Nea Skete” në Selanik. Ai ka punuar në ndërtim, së bashku me një grup të tjerë shqiptarësh. Aty të gjithë e thërrisnin “Niko”dhe ishte diku rreth moshës 27-28 vjeçare.”-u shpreh dëshmitari.

Lidhur me këtë rast që gazeteri ynë në Greqi Etmond Guri, ka marrë përsipër për të bërë të gjitha verifikimet e mundshme gjatë një lidhje me skype tha se bëhet fjalë për një terren të vështirë, ku e kanë të pamundur për të depërtuar edhe vetë autoritetet greke.

“Është pak e vështirë të marrim informacione, për persona që jetojnë në Manastire, atje. Edhe persona me precedente penalë, e perdorin këtë mal të shenjtë, si vend për t’ju fshehur policisë greke. Të gjithë ata persona që zgjedhin të jenë të vetmuar, dhe u bashkohen murgjëve të tjerë aty, nuk kanë asnjë kontakt jashtë ambjenteve të manastirit. Megjithatë do bëjmë përpjekje maksimale, pasi ka edhe Manastire ku mund të gjejmë formën për të marrë informacion, pasi ka edhe shqiptarë të tjerë.”-tha Guri

Bardhyl Ruku rezulton i humbur që prej 28 prillit të vitit 2005 nga Patra e Greqisë, qytet në të cilin jetonte dhe punonte prej vitesh me vëllezërit e tij. 28-vjeçari asokohe, pas një konflikti të rëndë me kushërinjtë, zhduket në drejtim të pa ditur, megjithëse familjarve u kishte thënë se ishte nisur drejt Shqipërisë.Tashmë kan kaluar plot 15 vite nga zhdukja e tij dhe familjarët marin informacionin e parë ku dyshohet të gjendet 43 vjecari nga Berati.

Ju lutemi për këdo që mund të ketë informacion të na kontaktojë në të gjitha format tona të kontaktit:

2 numrat tanë të kontaktit:

Në cel: 069 99 55 698 si dhe në aplikacionet: WhatsApp dhe Viber

Në tel: 0444 17 778

Në adresën tonë në facebook: "https://www.facebook.com/pagjurme/" "https://www.facebook.com/pagjurme/" "https://www.facebook.com/pagjurme/" Report TV

Në kanalin tonë në Youtube: Pa gjurmë Channel

Çdo ditë në ekranin e Report Tv, ora 15: 00.

VIDEO/Emisioni i plote

O.D./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Shembet rruga ngjitur me pallatin në ndërtim, izolohen banorët e lagjes ‘Qazim Demi’ në Sarandë

Shembet rruga ngjitur me pallatin në ndërtim, izolohen banorët e lagjes ‘Qazim Demi’ në Sarandë