Filmi i famshëm u qëndis në një sixhade nga 30 endës

Filmi i famshëm u qëndis  në një sixhade nga 30 endës

Sixhadja e qendisur

E gjithë historia e serialit televiziv hit “Game of Thrones”  jepet nëpërmjet një sixhadeje rreth 66 metra të gjatë, në ekspozitën që u çel në Bayex të Normandisë.

Sixhadja u krijua në Irlandën e Veriut, në njërin prej sheshxhirimeve të serialit që “çmendi” botën.

Rreth 30 endës punuan për gati 1.500 orë për thurjen e saj. Përmes figurave të qëndisura tregohet e gjithë historia e filmit, duke nisur me Mbretin Robert Baratheon teksa viziton Starks-ët në Winterfell.

Historia e treguar në sixhade mbyllet në frymën e serialit, me zjarr dhe gjak, ashtu si edhe skenat që shënjuan sezonin e tetë dhe final të tij.

Sixhadja e famshme origjinale e Bayeux, një vepër e shekullit të 11-të, rrëfen pushtimin norman të Anglisë.

Në të rrëfehet historia e pushtimit nga ai që do të ishte mbreti i ardhshëm William I, që shënoi kulmin në Betejën e Hastings dhe humbjen e Haroldit në vitin 1066.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë