Historia e pabesueshme, mjekja stomatologe heq 90% të stomakut për të arritur peshën ideale: 1 vit e gjysmë kam jetuar vetëm me lëngje frutash

Mjekja stomatologe Etlinda Muçaj Sulo në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” rrëfeu historinë e saj personale se si hoqi 90% të stomakut në moshën 34 vjeçare. Pas dy lindjeve, pesha e saj trupore ndryshoi shumë duke i krijuar probleme jo vetëm në mënyrën se si ajo mendonte se dukej por edhe probleme shëndetësore.

Në momentin që na merr puna para, lindja e fëmijëve dhe çdo gjë, harron veten. Pas lindjes së djalit të dytë mora një peshë të madhe, në të cilën nuk mund të jetoja dot në atë lloj forme pasi ndjehesha shumë e lodhur. Më filluan problemet shëndetësore në një moshë shumë të re, kam qenë vetëm 34 vjeç, kur kam bërë këtë ndërhyrje.  Kur shoh femra të shëndosha por edhe meshkuj sepse nuk është vetëm pjesa se si  duket  por është edhe pjesa si ndjehesh vet por edhe sëmundjeve që sjell shëndeti. Obeziteti është sëmundje. Pesha e madhe më kaloi pas shtatzanisë së djalit të vogël, nuk kisha kohë, sa bëhesha gati për palestër  ose vrap do më kapte dikush në klinikë, një pacientë dhe nuk shkoja më. 

Ajo rrëfeu se familja nuk ishte dakord për këtë ndërhyrje megjithatë ajo ndjehej gati për të ndërmarr një rrezik të tillë, në mënyrë që të ndihej sërish si dikur.

Familja nuk ka qenë dakord. Por unë e kam vuajtur shumë këtë pjesë, nuk dilja më, nuk visesha më, hoqa dorë nga cdo gjë për të qënë estetikisht e pranueshme. Por pastaj ishte im shoq që më shtyu sepse e pa që unë isha në një shpërthim të jashtëzakonshëm psikologjik por me shumë frikë sepse ka edhe rreziqet e veta.

Tashmë ndjek një dietë rigoroze ku i duhet të heq dorë nga shumë ushqime dhe të konsumoj një sasi fare të pakët ushqimi, megjithatë analizat dhe parametrat shëndetësorë pas ndërhyrjes janë shumë të mira dhe Etlinda ka rifituar besimin tek vetja.

Dieta ime është e pakët, e filloj me një makiato në mëngjes dhe ha shumë vonë. Unë kam jetuar prej një vit e gjysmë me lëngje, shumë ushqime nuk mi pranon stomaku por që unë ndjehem mirë.  Kam një dietë të shëndetshmë në ato pak që ha, shumë ushqime nuk mi pranon trupi. Unë nuk ha dot pasta, më velin ëmbëlsirat. Analizat, parametrat i kam shumë mirë, kam energji. Kjo është gjëja më e mirë por edhe një nga sakrificat më të mëdha që unë kam bërë deri më sot. Para operacionit isha 98 kile, sot jam 50 kile.

  

 

 

 

 

 

 

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta