Çiljeta braktis përfundimisht Berishën, mbështet Erion Veliajn nga Kavaja

"Lali Eri është nga ato djem që di ti fitojë zemrën rinisë dhe ma ka fituar zemrën edhe mua", me këto fjalë iu drejtua këngëtarja e famshme Çiljeta Xhilaga të rinjve të Kavajës.

Ajo vlerësoi kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa nxiti të rinjtë që çdo hap në jetë ta hedhin duke vënë zemrën para.

“Ndoshta shumë nga ju habiten që më shikojnë sot këtu por unë di të them vetëm dy fjalë. Lali Eri është nga ato djem që di ti fitojë zemrën rinisë dhe ma ka fituar zemrën edhe mua. Përtej pjesës partiake, si politikan, ai mbi të gjitha di të jetë një njeri, me një zemër shumë të madhe. Unë sot këtu jam si Çiljeta, si artiste. Sot tek ju shoh veten time përpara shumë vitesh ku kisha plotë ëndrra dhe pasione. Kështu që ajo këshillë që do t’ju jepja është që të vini zemrën në pasionet tuaja, në ëndrrat tuaja, sepse ajo do zgjojë çdo gjë që ju t’i shkoni ëndrrave tuaja deri në fund. Sigurisht kush e shikon veten si Lali Eri i ardhshëm, që i bën gjërat me zemër, ndiqni zemrën tuaj. Nxirrni nga zemra më të mirën që ju buron sepse dashamirësia është arma më e fortë e çdo njeriu në jetë”, u shpreh Çiljeta.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:38
Deklaroi se Lali i fitoi zemrën, Veliaj falenderon publikisht Çiljetën: Mirësia jote ngjitëse

Ditën e sotme, këngëtarja e njohur Çiljeta shprehu publikisht vlerësimin për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Kjo ka bërë që  Veliaj ta falenderoj publikisht duke i publikuar në “Facebook” një foto, në të cilën shfaqet me Çiljetën duke i thënë se mirësia dhe pozitiviteti i saj janë ngjitës.

“Faleminderit Çiljeta Xhilaga për fjalët e ngrohta që ndave me të rinjtë e Kavajës. Mirësia dhe pozitiviteti yt janë ngjitëse dhe ti i ke me shumicë!”, ka shkruar Veliaj krah fotos.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 15/03/2021 17:47

    Dp sjelli ters do humbni si Berisha...

    Përgjigju
  • beni: 15/03/2021 16:24

    e clidhje ka berisha ne kete mes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot