Çiljeta dhe Ingrit Gjoni
rikthehen si rivale

Çiljeta dhe Ingrit Gjoni<br />rikthehen si rivale
Kanë vendosur të befasojnë vazhdimisht publikun me të rejat e tyre. Në fakt gjithmonë kështu ka ndodhur me dy këngëtaret mike sa herë që ato kanë bërë ndonjë bashkëpunim. Këtë herë Ingrit Gjoni, e cila është shtatzënë dhe Çiljeta kanë vendosur të xhirojnë një klip të pazakontë. Bëhet fjalë për këngën “Mike dhe rivale”, ku gjatë xhirimit, Ingriti dhe Çiljeta shfaqen duke dalë nga kisha si vejusha plaka dhe pastaj fillojnë të kujtojnë vitet e rinisë. Ngjarjet zhvendosen në ditën e dasmave të tyre, të cilat i kishin lënë në të njëjtën ditë. Ingriti i ka xhiruar një video Çilit ku kjo tradhton të fejuarin që po e çon drejt altarit. Kaq ka mjaftuar që klipi pastaj të shoqërohet me skena përleshjesh mes këngëtareve, të cilat në jetën e zakonshme njihen si dy mikesha për kokë.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë