Cilët janë tre të shumëkërkuarit për vrasje nga Policia

Cilët janë tre të shumëkërkuarit për vrasje nga Policia

Policia e Shtetit ka publikuar fotot dhe të dhënat e tre personave të tjerë të kërkuar për vrasje, që janë objekt i punës së Njësisë së Kërkimit.

Aleks Totraku alias Abdyl Lala

Në datën 1 janar 2013, në fshatin Mazrek të Komunës Kashar, Aleks Totraku, në bashkëpunim me vëllanë e tij Antonio Lala alias Mirjan Lala (person në kërkim) ka vrarë me armë zjarri Agron Dervishin.  Aleks Totraku është dënuar me 25 vjet burgim, nga Gjykata e Tiranës, për veprat penale "Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje".

Po ashtu, i kërkuar është edhe vëllai i tij, bashkëpunëtor në vrasje, Antonio Lala alias Mirjan Lala i dënuar gjithashtu me 25 vjet burgim.

Nexhip Rexho

Në datën 27 gusht 2000, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në Vlorë, Nexhip Rexho ka vrarë me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasin L. M. dhe ka plagosur gruan e këtij të fundit, shtetasen T. M. Nexhip Rexho është dënuar nga Gjykata e Apelit Vlorë me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës sektariane

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës sektariane