Çim Peka për t’i shpëtuar hetimit e pranon edhe publikisht: S'jam unë pronari i Syri Tv

Çim Peka për t’i shpëtuar hetimit e pranon edhe publikisht: S'jam unë pronari i Syri Tv

Pasi dyshohet prej vitesh që Çim Peka është vetëm prestanome i Syri tv, pronari i vërtetë i të cilit është Shkëlzen Berisha për llogari të familjes ish-kryeministrore, një konfirmim publik ka ardhur nga vetë Peka. Parmbrëmë, duke ftuar Klodjana Lalën (tashmë gazetare e lirë) të bashkohet me ekipin e televizionit opozitar, Çim Peka i ka premtuar: ''Nëse do vish të punosh me mua s'do të kesh kurrë punë me pronarët, as mirëmengjes dhe as mirdita, do të bësh çfarë të duash vetë''. Cilëve ''pronarë'' iu referohet Peka?

Sipas letrave në fakt pronari i televizioni është vetë Cim Peka nëpërmjet  shoqërisë “3D & AF Entertainment”. Edhe në QKB ai rezulton pronari fundor i Syri Tv pasi është themelues i "Qendra për Informim të Hapur", nje Ojf që rezulton pronare e 100% e aksioneve të shoqerisë qe ka televizionin.
 
Vetë Çim Peka sa herë është gjendur përballë ndonjë problemi, e ka pranuar se në realitet ai nuk ka peshë dhe nuk vendos asgjë sepse është pronar vetëm në letra. Pronari de facto i kësaj media është në të vërtetë Shkëlzen Berisha që ka riprodhuar me televizionin modelin e “Gazetës 55” (një shembull totalisht i dështuar i informacionit berishian), dhe që ka financuar përherë me parà cash shoqërinë, pra pa u shfaqur asnjëherë zyrtarisht. Për t’u siguruar kontrollin e televizionit, Shkëlzeni ka emëruar si administrator ish-drejtorin e Tatimeve të kohës së Berishës, Gazmir Spahia, njeri i besuar i familjes. 

Pikërisht përdorimi i vazhdueshëm i parave cash në administrimin e televizionit u zbulua gjatë një kontrolli tatimor të bërë mes 2022 dhe 2023 dhe aktualisht prokuroria e Tiranës po heton Syrin dhe OJF-në që ka aksionet e saj për evazion tatimor dhe pastrim parash. Ndoshta, duke shpresuar të shpëtojë nga hetimet, Çim Peka ka filluar të distancohet, dhe edhe publikisht, kërkon të shpjegojë se pronarët janë të tjerë dhe jo ai.

xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Retrospektivë/ Si votoi Himara në 1945? Afrim Krasniqi publikon dokumentin

Retrospektivë/ Si votoi Himara në 1945? Afrim Krasniqi publikon dokumentin