Pezullohen veprimet hetimore lidhur me çështjen e përgjuesit që u gjend pranë zyrës së ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Shkak i këtij vendimi është bërë mungesa e provave dhe të një autori konkret që mund të dyshohet se e ka vendosur pajisjen përgjuese.
Nisur nga këto kushte, prokurori i çështjes ka vendosur të pezullojë veprimet hetimore dhe për pasojë dosja është arkivuar, deri në gjetjen e provave të reja, që mund të shërbejnë për hapjen e hetimit. Për më shumë se 7 muaj janë kryer një sërë procedurash hetimore në bashkëpunim me ekspertët e policisë shkencore dhe specialist të Policisë së shtetit, por nuk janë gjetur prova që identifikojnë ndonjë individ apo person që ka vendosur pajisjen e përgjimit.
Sipas akuzës, një nga veprimet kryesore të hetimit, ka qenë edhe gjetja dhe marrja e gjurmëve nga pajisja e gjetur në aparatin e grirjes së letrave për të kryer ekzaminimin e ADN-së. Por, laboratori nuk ka arritur të gjej gjurmë të personave të tjerë, veç ekspertit të IT-së së policisë shkencore, i cili pas gjetjes së pajisjes së përgjimit ka bërë zhvendosjen e tij nga aparati i grirëses së letrave.
Burimet saktësojnë, se nuk është gjetur ndonjë gjurmë tjetër në këtë pajisje përgjimi,e cila mbetet ende enigmë se si u vendos në paradhomën e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Nga ana tjetër sipas prokurorisë, nga kamerat e sigurisë të sekuestruara në paradhomën e ministrit dhe korridoret e këtij institucioni, nuk janë fiksuar persona të dyshimtë që mund të jenë afruar grirëses së letrave që ndodhej në paradhomën e ministrit. Si dhe nuk janë gjetur pamjet filmike të kamerave të sigurisë, të kohës kur është vendosur letërgrirësja në paradhomë.
Sipas akuzës, ekspertët kanë ekzaminuar edhe në aspektin teknik pajisjen e përgjimit, që rezultoi se ishte një pajisje që transmeton zërin në një aparat marrës që mund të ishte vendosur në një perimetër të afërt me vendin e vendosjes së përgjuesit. Nuk është arritur të provohet, thonë prokurorët, koha e vendosjes së kësaj pajisje dhe sa biseda mund të ketë transmetuar. Prokurorët, për llogari të këtij hetimi, mësohet gjithashtu, se veç tjerave kanë pyetur edhe sekretaren e ministrit të Brendshëm, e cila nuk ka arritur të identifikojë ndonjë person të dyshuar që mund t’i ketë vendosur pajisjen e përgjimit.
Hetimet për këtë dosje, kanë nisur më 18 maj 2016, ditën kur është gjetur në paradhomën e ministrit të brendshëm pajisja e përgjimit, e vendosur në aparatin e grirjes së letrave. Fillimisht kjo pajisje është raportuar tek Tahiri, i cili më pas urdhëroi zyrën juridike të ministrisë që të depozitonte një kallëzim penal në prokurorinë e Tiranës. Dosja u hetua nga prokuroria Ardian Braho dhe më pas nga një prokuror tjetër, i cili pasi studioi të gjitha veprimet hetimore urdhëroi që hetimet të pezullohen për shkak të mungesës së provave për identifikimin e autorëve të krimit. Dyshimet flasim se pajisja përgjuese, mund të jetë vendosur nga ndonjë punonjës i ministrisë së Brendshme.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

Prokuroria pezullon dosjen hetimore">