Shumë shpejt do të hiqen vulat në pasaporta gjatë kalimit në kufi. Në komisionin parlamentar të Sigurisë, zëvendësministri i Brendshëm, Stefan Çipa, prezantoi dje dhe projektligjin e ri për kalimin kufitar. Ai deklaroi se projektligji i ri është në përputhje me standardet e Shengenit, teksa shtoi se qytetarët do të regjistrohen në mënyrë elektronike.