Drejtor i Përgjithshëm për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Renda në Policinë e Shtetit, Ardian Çipa, dënon atentatet terroriste në Turqi, ku si pasojë humbën jetën 34 qytetarë si dhe u plagosën mbi 100 të tjerë.
"Akti terrorist që goditi në Ankara Turqinë një ditë më parë, përveçse vrau dhe lëndoi shumë jetë të pafajshme qytetarësh Turq cenoi pa mëshirë jetën paqësore të këtij vendi i cili është kthyer në strehën e shpresës së emigrantëve sirianë të cilët kanë lënë vendin e tyre për shkak të konfliktit të përgjakshëm e të pakuptimtë në vendin e tyre", shkruan Çipa në rrjetet sociale.
Ai thekson se terrori s'ka kufij e as ideologji, ndërsa pas atentateve në Ankara, ndjehen të gjithë të goditur.
"Paqja dhe qetësia në Turqi është me rëndësi të shumëfishtë dhe duhet të gjithë të solidarizohemi me popullin Turk pasi terrori nuk ka kufij, religjion, racë apo ideologji dhe ai na ka goditur të gjithëve. U gjendemi pranë familjeve të viktimave të pafajshme nga dora kriminale e terrorit".
Redaksia online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com