Shembja e Cirkut të Tiranës, ministrja e Kulturës: Moment i vështirë, por nuk kemi ndalur ‘betejën’ asnjë moment

Shembja e Cirkut të Tiranës, ministrja e Kulturës: Moment i vështirë, por nuk kemi ndalur ‘betejën’ asnjë moment

Foto ilustruese

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka reaguar sërish pas shembjes së Çadrës së Cirkut të Tiranës, duke thënë se pavarësisht se ky është një moment i vështirë beteja nuk do të ndalet.

Margariti tha se derisa të gjendet një zgjidhje, artistët mund të bëjnë prova në palestrën e shkollës “Sinan Tafaj” në Tiranë.

“Nuk varet prej nesh, por ne në asnjë moment nuk e kemi ndalur betejën tonë. Gjatë pandemisë ka pasur disa aspekte të komunikimit që po vazhdojnë që një pjesë nuk kanë kaluar në ministrinë e Kulturës. Jemi në pritje të gjykimit të rastit nga gjykata. Nuk po fshihemi, ky është një moment i vështirë për cirkun. Ndërsa deri në një zgjidhje tjetër, artistët mund të bëjnë prova në palestrën e shkollës “Sinan Tafaj”. Ndërsa momentalisht për shkak të situatës, cirku do të jetë i lëvizshëm dhe do të mbahet në disa palestra të ndryshme nëpër shkolla.” , tha ajo.

Historia e prishjes së Cirkut të Tiranës

Historia e prishjes së Cirkut të Tiranës, ku përmbaruesit dhe artistët e cirku përplasen mes tyre vijon prej vitesh. Përplasjet kanë nisur që kur Gjykata Administrative me vendim të formës së prerë i ka kaluar truallin ku ndodhet cirku pronarit privat. Disa ditë më parë, përmbaruesit kanë shkuar për të zbatuar urdhrin e boshatisjes së Cirkut dhe mbylljen e çadrës së Cirkut, i cili është ekzekutuar pavarëisisht protestës së artistëve.

 

J.GJ./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kllouni i cirkut: 25/10/2021 16:18

    Si skeni turp si sju vjen rende te zhdukni edhe Cirkun Kombetar qe per afro 62 vjet ka argetuar me mijera e mijera femije. Cfare shteti eshte ky qe terhiqet per hundesh nga disa qe e heqin veten si pronare te ligjshem. Skandali thellohet edhe me teper kur zonja ministreshe e kultures nga paaftesia qe e karakterizon thote qe cirku ti beje provat ne palestren e gjimnazit Sinan Tafaj. Po nxenesit ku ta zhvillojne mesimin e fiskultures?Gjysma ta zhvilloje tek Ministria e Arsimit ndersa gjysma tjeter tek Ministria e Kultures. Kjo eshte vepra e talebaneve shqiptare. Nga njera ane qeveritaret tane bejne show mediatik duke strehuar afganet qe jane kundershtare te talebaneve kurse nga ana tjeter dergojne fadromat dhe me menyren se si vepruan qofte per shembjen e Teatrit Kombetar dhe tani te Cirkut Kombetar po jua kalojne edhe talebaneve.

    Përgjigju
  • Gezim: 25/10/2021 16:13

    Te sarajet, i shpronsuan pronaret, me shqelm ne fyt. Kurse te cirku as qe duan tja dine. Pasiqe i kane te tyret ato qe do ndertojne. Ky eshte shteti yne, liberal ne skaj dhe abuzues ne kulm, sipas qefit te disa individeve maskarenj.

    Përgjigju
    • Hasan Pordha: 25/10/2021 16:59

      Ashtu sic u veprua me shkollen Kosova qe qellimisht u dogj per tjua rikthyer pronareve dhe ne fakt ju kthye por shteti tregoi tamam veten duke e ringritur shkollen po keshtu te veproje edhe me Cirkun.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës