Tiranë - Cirku Kombëtar ka njoftuar së fundmim se në datën 30 janar 2015, ora 10:00, në arenën e cirkut do të hidhet shorti ndërmjet shkollave të ciklit 9-vjeçar të kryeqytetit.
Këto shkolla do të konkurrojnë ndërmjet tyre në spektaklin "Guidë", duke matur dijet mësimore dhe artistike për të përzgjedhur më të mirët.
Në një ceremoni të organizuar në formë artistike do të jenë të ftuar përfaqësues nga të gjitha shkollat 9-vjeçare si dhe mediat e shkruara dhe ato elektronike.
Ky projekt i ideuar nga Cirku Kombëtar dhe i mbështetur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit si dhe Drejtoria Arsimore Rajonale Tiranë, do të jetë një aktivitet i përmasave të mëdha, që do të zhvillohet në arenën e Cirkut Kombëtar në muajt mars - qershor 2015.
/ATSH/