Citatet më të famshme nga
presidentët e Amerikës ndër vite

Citatet më të famshme nga<br />presidentët e Amerikës ndër vite
Pas kryerjes së betimit si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ccdo president gjatë ceremonisë së inaugurimit të tyre mbajnë një fjalim.

Citatet e mëposhtme janë disa nga citatet me të famshme të presidentëve amerikan të shkëputura nga fjalimet e tyre.

George Washington në vitin 1789 – “Ruajtja e zjarrit të shenjtë të lirisë dhe fati i modelit republikan të qeverisjes janë konsideruar të ligjshme… kthyer në një instrument eksperimentues të besuar në duart e popullit amerikan”.

Abraham Lincoln në vitin 1865, disa javë para përfundimit të Luftës Civile amerikane dhe vrasjes së tij – “Me keqdashje ndaj askujt, me shpirtbutësi për të gjithë, me vendosmëri në anën e së drejtës, ashtu si Perëndia na jep mundësinë të shohim të drejtën, le të përpiqemi të përfundojmë punën e nisur për të mjekuar plagët e vendit”.

Theodore Roosevelt  në vitin 1905 – “Pjesa më e madhe na ka dhënë, dhe me të drejtë më shumë presin prej nesh. Ne kemi detyra ndaj të tjerëve dhe vetes dhe ne nuk mund të mos i bëjmë”.

Herbert Hoover në vitin 1929 – “Ne kemi arritur një shkallë më të lartë komoditeti dhe sigurie që nuk ka ekzistuar kurrë më parë në historinë e botës”, thënë në një fjalim disa muaj para falimentimit të “Wall Street” që shënoi fillimin e Depresionit të Madh.

Franklin D Roosevelt në vitin 1933 “Ky komb i madh do të qëndrojë siç ka duruar, do të ringjallet dhe do të ketë përparim. Pra, para së gjithash, më lejoni të pohoj me bindje të thellë se e vetmja gjë prej së cilës duhet të frikësohemi është vetë frika”, citati i marrë nga fjalimi i pari nga katër fjalimet e famshme të tij.

John F. Kennedy në vitin1961 – “Bashkatdhetarët e mi amerikanë, mos pyesni se çfarë vendi juaj mund të bëjë për ju, por se çfarë mund të bëni ju për vendin tuaj. Bashkëqytetarë të botës, mos pyesni se çfarë mund të bëjë Amerika për ju, por se çfarë mund të bëjmë të gjithë së bashku për lirinë e qenies njerëzore”.

Ronald Reagan fjalimi i parë  në vitin 1981– “Në këtë krizë të tanishme, qeveria nuk është zgjidhja e problemit tonë, qeveria është problemi vetë”.

Bill Clinton fjalimi i parë në vitit 1993“Nuk ka asgjë të gabuar me Amerikën që nuk mund të shërohet nga ajo që është e drejtë për Amerikën”.

Barack Obama në fjalimin e parë në vitin 2009 – “Sot ju them se sfidat me të cilat përballemi janë reale. Ato janë serioze dhe janë shumë. Ato nuk do të realizohen lehtësisht apo në një kohë të shkurtër. Por, ta dish Amerikë, ato do të përmbushen”

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet parlamentare 2025, sipas jush si duhet të votojë diaspora?



×

Lajmi i fundit

Hovenier: Kosova të lëvizë përpara me Asociacionin! Serbia të përmbushë detyrimet e saj

Hovenier: Kosova të lëvizë përpara me Asociacionin! Serbia të përmbushë detyrimet e saj