City dhe Pep turpërohen nga Barça
Arsenali 'tërmet' 6 ballë, fiton Bayern

City dhe Pep turpërohen nga Barça<br />Arsenali 'tërmet' 6 ballë, fiton Bayern
Gola, spektakël, emocione pa fund dhe surpriza ka dhuruar mbrëmja në Champions League.
 
Barcelona ka shkatërruar Manchester City 4-0, ndërsa ndeshja ka pasur brenda gjithçka, ku nuk munguan as kartonat e kuq.
 
Golat për Barcelonën u shënuan 3 nga Mesi dhe një nga Neymar, ndërsa portieri Claudio Bravo nga City dhe Jeremy Mathieu u larguan me karton të kuq.
 
Kështu Manchester City dhe Guardiola turpërohen nga makineria që ndërtoi vetë dhe ku fitoi gjithcka për një dekadë.
 
Në ndeshjen tjetër të grupit Borussia Moenchengladbach mundi Celtic 0-2.
 
Arsenal u shfry duke bërë një 'tërmet' 6 ballë përballë Ludogorets Razgrad me golat e Ozil tre, Uolkot dhe Sancez.
 
Edhe PSG nuk hasi vështirësi përballë Baselit, ndërsa surprizë ishte humbja e Napolit në shtëpi ndaj  Besiktas.
 
Në grupin D, Bayern Munich dhe Atletico Madrid kaluan me lehtësi kundërshtarët e radhës PSV Eindhoven dhe FC Rostov.



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, reshjet më të larta të regjistruara ndonjëherë! Sinoptikania Gjoni: Këtë javë rriten temperaturat

Përmbytjet në Vlorë, reshjet më të larta të regjistruara ndonjëherë! Sinoptikania Gjoni: Këtë javë rriten temperaturat