City 'i kall datën' United në derbi, fitore tenistike në Etihad! Halaand i 'tmerrshëm', tre 'tripleta' radhazi në shtëpi

Është mbyllur me një rezultat tenistik dhe fitore të thellë 6-3 në favor të City-t derbi i Manchester-it kundër United. Në ‘Etihad Stadium’ ekipi i Guardiolës e nisi me një vrull të frikshëm, pasi pjesa e parë përfundoi me shifrat 4-0. Dy gola Foden dhe dy Halaand. Me nisjen e pjesës së dytë Manchester United shënoi golin e nderit me Antony-n, i cili hyri si zëvendësues, ndërsa menjëherë më pas klubi ‘sheik’ i dërgoi shifrat në 6-1 falë Halaand dhe Foden. Të dy futbollistët realizuan ‘tripletë’ në derbi, ndërsa deri në fund të lojës United zbuti humbjen me dy gola të Martial.

Ky derbi e futi në histori sulmuesin e City-t Halaand, pasi norvegjezi arriti ‘tripletën’ e tretë radhazi në ndeshjet e zhvilluara në shtëpi. Kur janë luajtur 8 ndeshje norvegjezi ka realizuar 14 gola. Statistika mbresëlënëse që shkaktojnë frikë dhe panik te kundërshtarët. Me këtë fitore City ngjitet në vendin e dytë me 20 pikë, 1 më pak se Arsenali kryesues.

Ne.k./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ardit Rada: Nesti, Aleksi dhe të tjerët…

Ardit Rada: Nesti, Aleksi dhe të tjerët…