City përmbys Arsenalin dhe arratiset në krye pas 11fitoreve radhazi! Arbitri 'tërbon' topçinjtë'

Manchester City e nis vitin e ri me fitore duke siguruar të njëmbëdhjetën radhazi në Premier League. City fitoi me përmbysje 2-1 ndaj Arsenalit  dhe shkëputet 11 pikë në krye. Të dielën luhet Chelsea-Liverpool.

Njëmbëdhjetë fitore radhazi për njëmbëdhjetë pikë avantazh në krye të klasifikimit. Manchester City e nis vitin e ri ashtu si mbylli 2021-shin duke fituar. Djemtë e Guardiolës triumfuan në Londër 2-1 ndaj Arsenalit dhe “arratisen” në kryesimin e Premier League. Vendasit shënuan të parët me Saka por miqtë nga Manchesteri përmbysën gjithçka në pjesën e dytë.

Fillimisht barazuan me Mahrez me penallti të cilën e shkaktoi Xhaka dhe golin e fitores e realizuan në kohën shtesë me spanjollin Rodri. Arsenali u “tërbua” me vendimet e arbitrit si tek penalltia e akorduar ashtu edhe kur Gabriel la lojën me karton të kuq në minutën e 60-të. City kryeson me 53 pikë dhe ndiqet nga Chelsea në kuotën e 42 pikëve. Tottenham fitoi në minutën e 96-të ndaj Watford ndërsa të dielën spikat Chelsea-Liverpool./ Përgatiti Andi Kapxhiu

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Në vigjilje të Pashkëve Ortodokse, numër i lartë besimtarësh mblidhen në sheshin e kishës së Nartës

VIDEO/ Në vigjilje të Pashkëve Ortodokse, numër i lartë besimtarësh mblidhen në sheshin e kishës së Nartës