Champions League/ Pep Guardiola: Ky Inter është më i fortë se ai i finales së Stambollit

Champions League/ Pep Guardiola: Ky Inter është më i fortë se ai i finales së Stambollit

Pep Guardiola

Champions League është rikthyer dhe këtë mesjavë do zhvillohen 18 ndeshjen e para për formatin e ri, ku mes të cilave spikat Manchester City - Inter. Të mërkurën në "Etihad" duke nisur nga ora 21:00 përballen dy skuadrat që dy sezone më parë diskutuan mes tyre finalen në Stamboll, e ku City fitoi me një gol.

Në prag të ndeshjes kundër italianëve, trajneri i Man, Cityt, Pep Guardiola tha para medieve se ky Inter është më i fortë se ai i dy sezoneve më parë të finales.

"Unë ju thashë në atë kohë sa të fortë ishin zikaltërit, tani më besoni. E pashë finalen përsëri për herë të parë, ishte shumë e luftuar. Më kujtohet se ishte një ndeshje shumë e balancuar me ata që patën dy raste të pastra shënimi, ndërsa ne patëm vetëm një me Foden pas golit të Rodri.

Fituam ne, por mund të fitonin edhe ata. Tani nuk luajmë një finale por Interi është edhe më i fortë. Në Itali ata ishin fantastik sezonin e kaluar. Simone është një trajner i shkëlqyer”, tha mes të tjerash Pep Guardiola në konferencën për shtyp.

Ndryshimet në formatin e Champions League kanë rritur shumë edhe shpërblimet që UEFA do japë këtë sezon, ndërsa në fund të fazës së parë që përfshin 8 ndeshje për secilin ekip do ketë një renditje nga vendi i parë në të 36-in, ku 8 të parat kualifikohen për fazën e 1/8.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • E DREJTA: 19/09/2024 08:55

    amala PAZZA INTER amala

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Tentuan të vrisnin Inez Hajrrullën dhe Ervis Matodashajn, SPAK kërkon 11 vite burg për Leonard Luzin dhe Muharrem Koroveshin! 2 vite e 9 muaj për Amarildo Nikollin

Tentuan të vrisnin Inez Hajrrullën dhe Ervis Matodashajn, SPAK kërkon 11 vite burg për Leonard Luzin dhe Muharrem Koroveshin! 2 vite e 9 muaj për Amarildo Nikollin