Haaland 'përbindësh', 9 gola në katër javë! Man. City fiton me përmbysje, United shënon tre gola! Liverpool humbet në 'Anfield'

Haaland 'përbindësh', 9 gola në katër javë! Man. City fiton me përmbysje, United shënon tre gola! Liverpool humbet në 'Anfield'

Haaland feston dopietën

Premier League e futbollit në Angli nisi këtë të shtunë sportive. Në mesditë Manchester United mposhti 0-3 Southampton, me 'Djajtë' që dolën me pikë të plota nga shtëpia e 'Shenjtorëve'. Tri pikë për Man. City, dështim për Liverpool.

Në stadiumin "Shën Maria", vendasit e Southampton u mposhtën 0-3 nga Manchester United. Ndeshja nisi më mirë për vendasit që kontrolluan lojën dhe në minutën e 33-të shpërdoruan një rast të mirë me Archer, që gaboi nga 11 metra. Vetëm dy minuta pas këtij momenti, de Ligt kaloi në epërsi miqtë me asistin e Fernandes. Në fundin e pjesës së parë kishte vend edhe për golin e dytë të 'Djajve', ku Rashford gjeti rrjetën. Pjesa e dytë solli kartonin e kuq për Stephens të vendasve, ndërsa Garnacho shënoi golin e tretë në minutën e 90+6. Pas dy humbjeve radhazi, United rikthehet te tri pikët dhe shkon në kuotën e gjashtë të tillave.

Në "Etihad", Manchester City fitoi 2-1 me përmbysje kundër Brentford. Miqtë kaluan në epërsi pas pak sekondave me Uissa, duke surprizuar 'Qytetarët'. Pas pësimit të golit djemtë e Guardiolës përmbysën gjithçka dhe për këtë u kujdes Erling Haaland me dopietën në minutat 19-të dhe 32. Në katër javët e këtij sezoni, Haaland e çon në nëntë numrin e golave të shënuar duke dërguar Man. City në krye të renditjes me pikë të plota.

Dramë për Liverpoolin në "Anfield". Të kuqtë e Arne Slot pësuan humbjen e parë sezonale. Ishte Hudson-Odoi që në minutën e 72 i dha pikët e plota Nottinghamit të trajnerit Espirito Santo.

Premier League, raundi 4:

E shtunë, 14 shtator 2024

13:30 Southampton 0-3 Manchester United

16:00

Brighton 0-0 Ipsuich

Crystal Palace 2-2 Leicester

Fulham 1-1 Uest Ham

Liverpool 0-1 Nottingham

Manchester City 2-1 Brentford

18:30 Aston Villa 3-2 Everton

21:00 Bournemouth - Chelsea

Renditja:

 

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka pasur sukses 'Tempulli' në kapjen e shpërndarësve të drogave në shkolla?



×

Lajmi i fundit

Zbardhet dosja 'Partizani'/ SPAK: Bektashi e Malltezi në kontratën e ndërtimit të kullave specifikuan ndërrimin e destinacionit të truallit! Berisha e firmosi! Dhëndri mori përsipër lejen e ndërtimit brenda 12 muajve 

Zbardhet dosja 'Partizani'/ SPAK: Bektashi e Malltezi në kontratën e ndërtimit të kullave specifikuan ndërrimin e destinacionit të truallit! Berisha e firmosi! Dhëndri mori përsipër lejen e ndërtimit brenda 12 muajve