City rrezikon përjashtimin nga Europa, United mund të përfundojë në ‘Champions’

City rrezikon përjashtimin nga Europa, United mund të përfundojë në ‘Champions’

Skuadra e Manchester City-t

Manchester City, skuadra e shpallur kampion në “Premier League”, mund të mos luajë sezonin e ardhshëm në “Champions League”. Sipas New Yorks Times, hetuesit e UEFA-s mund të paraqesin këtë javë kërkesën për pezullimin me 1 vit të ‘qyetarëve’ nga Kupat e Europës për shkak të shkeljes së rregullave të “Fair Play-t Financiar”.

Çështja e hapur si pasojë një botimi të ‘Der Spiegel’ daton në vitin 2014, kohë kur në klub janë futur 68 mln euro si të ardhura nga sponsorizimet, por që në të vërtetë sipas New York Time janë para të derdhura nga pronari i klubit sheiku Mansur, nëpërmjet kompanive ‘of-shore’. Gjasat më të mëdha janë që Manchester City të pezullohet për sezonin 2020-2021, por mund të ndodhë që vendimi të hyjë në fuqi edhe sezonin e ardhshëm.

Në këtë rast do të përfitonte Manchester United, pasi do t’i lirohej vendi në “Champion League”. Kjo pasi Arsenal i vendit të pestë në “Premier League” mund të luajë në Ligën e Kampioneve për shkak të pjesmarrjes këtë sezon në finalen e “Europa League”.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim