Ç’leksione demokracie do i japësh Europës në 6 dhjetor o Sali, nuk mjafton ’97-a dhe 21 janari? Nuk i harron njeri vrasjet e tua

Ç’leksione demokracie do i japësh Europës në 6 dhjetor o Sali, nuk mjafton ’97-a dhe 21 janari? Nuk i harron njeri vrasjet e tua

Sali Berisha

Në asnjë artikulim të drejtuesve të protestës së datës 6, nuk përmendet qëllimi i saj i vërtetë, që në fakt është asgjë tjetër veç:

-të tregojë përpara liderëve europiane prezencën e Sali Berishës dhe Ilir Meta(j) si aktorë të fuqishëm në politikën shqiptare.

Po tentojnë të shfaqen si figura të rëndësishme në politikbërje e ndaj partnerë potencialë që nuk duhen neglizhuar prej Europës.

Duhet t’i sajdisin, pra.

Është stili tipik i këtyre të dyve, që kur demokracia i nxjerr nga skena, të kërkojnë rikthimin me anë të instrumentave të dhunës.

Edhe sikur të mos e kenë llogaritur dhunën fizike në protestën e datës 6 (jam i sigurt se e përjashtojnë jo prej arsyes, por nga frika se çfarë mund t’u kushtojë personalisht), ata, patjetër që llogarisin dhunën psikologjike që mund të krijojë prezenca e turmave mbi një samit të këtij kalibri dhe të kësaj rëndësie per fatin e rajonit, por sidomos për Shqipërinë dhe Kosovën.

Nuk shteron kurrë fantazia e sëmurë e këtyre dy mendjeve diabolike për t’ia nënshtruar fatet e këtij populli fateve të tyre personale.

Shqipëria vuan ende vendimet e mbrapshta të këtyre dy njerëzve, që nga moskthimi i pronave te pronarët, privatizimet skandaloze të pasurive strategjike të nëntokës e mbitokës, mbjellja e qelizave të para të korrupsionit dhe përhapja e tyre si metastaza të shumëfishuara, shkatërrimin e sistemit të drejtësisë e plot të tjera.

Thonë se do i tregojne botës demokracinë dhe të drejtën për të protestuar.

Pikërisht në datën 6.

Po a ka ekran në botë ku nuk janë bërë lajm protestat në sheshet e Shqipërisë? Vështirë të ketë ngelur ndonjë.

Ajo që ekranet e botës nuk harrojnë kollaj, nuk janë protestat paqësore.

Janë protestat e ‘97 dhe 21 janarit, që skuqën rrugët me gjak të pafajshëm e që patën po këta të dy protagonistë.

Njollat e atij gjaku nuk mund t’i lajë asnjë përpjekje retushuese në protestën e re të hallit të vjetër.

Njollat e atij gjaku, janë edhe brenda vendimeve sanksionuese që u kanë bërë këtyre të dyve, partnerët tanë strategjikë.

Njërin të shpallur botërisht dhe tjetrin të injoruar publikisht.

Data 6 do të jetë asgjë e re nga fronti i opozitës.

Ndërsa për Shqipërinë, vetëm lajme të mira nga fronti i Perëndimit.

*Deputet i PS

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Argita: 02/12/2022 13:24

    Me Qe Se Kerkon Me Ngulme Te Dal Ne Protest Sala A Do Jet Bur Tju Dali Perpara Europjaneve Tju Thot Une Jame Ai Maskarai Qe Bera 97 Une Jame Ai Krimineli Qe Vrava Ne 21 Janar Une Jam Ai Krimineli Qe Skam Lene Gje Pa I Bere Keti PopulliDhe Ky Eshte Leksioni Me I Mire Per Te Dhene

    Përgjigju
  • Vasili: 02/12/2022 11:39

    Ky kriminel e hajdut,bashke me hajdutin e kriminelin tjetër Metaj,i kan duart me gjak ,ju ka plase cipa,ndaloni ,tregoni cakun,qe shqiperia mos te turpërohet me 6 dhjetor

    Përgjigju
    • fteri: 02/12/2022 17:56

      Komunizmi solli burra shteti ,demokracia burra xhepi,të dy hajdut e kriminel na ndynë vendin.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar