Céline Dion rikthehet për herë të parë në tapetin e kuq pas diagnozës me sindromën 'Njeriu i ngurtë'

Këngëtarja me famë botërore Céline Dion është rikthyer për herë të parë në tapetin e kuq, pasi u diagnostikua me sindromën 'Njeriu i ngurtë'.

Ajo ishte e shoqëruar nga djali i saj 23-vjeçar René-Charles Angélil.

Këngëtarja dukej mjaft mirë në eventin e mbajtur në qytetin e Nju Jorkut për 'I Am: Celine Dion', një dokumentar i 'Prime Video' i cili sjell një pasqyrë të karrierës së saj si një interpretuese legjendare. Ndërsa më tej Celine do të rrëfejë edhe betejën e Dion me një çrregullim të rrallë neurologjik, sindromën e personit të ngurtë (SPS).

56 vjeçarja kishte zgjedhur të vishte një fund të gjatë dhe një bluzë me mëngë të gjata në ngjyrë të bardhë. Ndërsa djali i saj u shfaq me një kostum të zi dhe elegant.

Xh.K/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

‘Kam qenë duke u nda me gruan’, banori i Thethit i drejtohet Ramës pasi merr certifikatën e pronësisë: Më solle pajtimin dhe unitetin

‘Kam qenë duke u nda me gruan’, banori i Thethit i drejtohet Ramës pasi merr certifikatën e pronësisë: Më solle pajtimin dhe unitetin