Clinton e Trump më të papëlqyerit në
histori, shkak tensionet në familje

Clinton e Trump më të papëlqyerit në<br />histori, shkak tensionet në familje
Rreth 40% e amerikanëve janë duke përjetuar marrëdhënie të tensionuara me miqtë dhe familjarët si shkak i fushatës presidenciale dhe zgjedhjeve që do të zhvillohen në SHBA.
 
Një kompani sondazhesh në bashkëpunim me ABC News kanë pyetur amerikanët rreth efektit që zgjedhjet presidenciale kanë në marrëdhëniet e tyre me njerëzit e afërt dhe rezultati ishte befasues.
 
90 % e amerikanëve janë përfshirë nga diskutimi për zgjedhjet. 58% e tyre janë shprehur se diskutojnë shumë shpesh, 32 % disi shpesh ndërsa 4% janë tërësisht të ç'interesuar.
 
40% e të intervistuarve janë shprehur se gara ka shkaktuar tensione jo te vogla me miqtë dhe të afërmit.
 
Hillary Clinton dhe Donald Trump janë dy nga kandidaturat më të papëlqyera në historinë e Amerikës.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Shmangia e vaktit të mëngjesit, ja pse është e rëndësishme ta konsumoni  

Shmangia e vaktit të mëngjesit, ja pse është e rëndësishme ta konsumoni