Clinton i bën thirrje Mike Pompeo të ndalojë ‘spastrimin’ e Departamentit të Shtetit

Clinton i bën thirrje Mike Pompeo të ndalojë ‘spastrimin’ e Departamentit të Shtetit

Ish-Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton, i ka bërë thirrje Mike Pompeo, zgjedhjes së Presidentit Trump për të drejtuar Departamentin e Shtetit, për të mbajtur zyrtarë të lartë të karrierës,  për të trajtuar krizat globale nëse do të konfirmohet.

Clinton, e cila shërbeu si Sekretare e Shtetit nga 2009-2013-ën gjatë presidencës Obama, paralajmëroi Pompeon kundër një "spastrimi" të zyrtarëve të administratës me përvojë.

"Unë i thashë atij se duhet të mbante një sy për ruajtjen e diplomatëve të karrierës, të cilët mund ta këshillonin atë, sepse nuk e dimë se çfarë mund të ndodhte”.

Clinton tha se ishte "thellësisht e shqetësuar" për eksodin masiv të "disa zyrtarëve më të kualifikuar të shërbimit të jashtëm" gjatë 18 muajve të fundit, nën Sekretarin e Shtetit, Rex Tillerson, i larguar

Trump emëroi Pompeo, drejtori aktual i CIA-s, për të udhëhequr Departamentin e Shtetit pas një riorganizimi të këshilltarëve të lartë dhe zyrtarëve të kabinetit, duke filluar muajin e kaluar.

Pompeo duhet të konfirmohet në postin e tij të ri nga Senati. Ai do të drejtojë Departamentin e Shtetit të tronditur dhe do të shtyjë  propozimin e Tillerson për ristrukturimin e departamenteve dhe për shkurtime të mëdha buxhetore.

Tillerson, e udhëhoqi Departamentin e Shtetit për pak më shumë se një vit.

Clinton tha të mërkurën se ishte "e lumtur" të fliste me Pompeon. Senati do të fillojë të enjten dëgjimet e konfirmimit për Pompeon.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar