Çlirimtarët erdhën nga Stambolli

Çlirimtarët erdhën nga Stambolli

Aeroporti i Rinasit

“Ne ndërtojmë aeroporte, ata mbyllin edhe aeroportin e vetëm që kemi tani. Në sjellim vaksina të shpëtojmë jetë njerëzore, ata infektojnë shqiptarët dhe na i lenë vaksinat rrugëve, ne jemi në partneritet me NATO-n që vjen të garantojë siguri në Shqipëri e rajon, ata ndalojnë ardhjen e trupave të saj në Rinas.

Ne rusit i marrim vaksinat, ata i japin shkas për të fërkuar duart. Ne nuk jemi vetëm më të mirë se ata, ne jemi më të mirët. Ne nuk hyjmë në zgjedhje si alternativë, por jemi zgjidhja e vetme për të gjithë shqiptarët!” Këto teza do të dëgjohen shumë shpesh nga kryeministri dhe njerëzit e tij në fushatë, që tani janë duke u ngazëllyer nga fati që ju erdhi papritur jo nga terreni ku po bëjnë fushatë, por nga qielli ku kërkuan t’i përzenë.

Kurrë, askush dhe asnjëherë tjetër më pas nuk do të mundë të firmosë një dhuratë elektorale më të jashtëzakonshme se kjo që morri Edi Rama vetëm dy javë e pak përpara zgjedhjeve. Kriza e kullës së trafikut ajror dhe më pas, të gjithë ata që e justifikuan kaosin e krijuar me urrejtjen ndaj qeverisë, ka ujitur vetëm shpresat e Edi Ramës për një mandat të tretë.

U bë me qëllim apo jo, ishte shkak apo shkas, kishte frymëzime elektorale apo ishte një koincidencë e rastit, ishte produkt i urrejtjes ndaj qeverisë apo kishte virgjëri të plotë, kjo ka pak rëndësi qoftë në politikë si akt, qoftë në aritmetikë si llogari. Në të gjitha rastet hesapi shkon kundër atyre që kërkuan që mbi pistë të fluturonin vetëm zogjtë.

Të gjithë ata që menduan se ky mjet ekstrem do të justifikohej nga qëllimi për të dëmtuar apo rrëzuar qeverinë, gabuan në mënyrën më naive të mundshme. Ata llogaritën si fillestarë të zgjidhnin anën më të gabuar të sherrit, edhe pse këtë herë, qederi nuk është vetëm i një pale, kurse qarri me siguri e ka gjetur adresën e tij të vetme në xhepat elektoralë të Ramës.

Fatura e frikshme njerëzore që pasoi ndërprerjen e fluturimeve, do t’i kërkohet opozitës që ta paguajë. Orët e pafundme në aeroporte, dramat dhe traumat e mijëra njerëzve që mbetën në aeroporte të huaja dhe të atyre që i prisnin të vinin, një zinxhir i pafundëm problemesh dhe shpenzime të shtuara, vaksinat e munguara dhe hallet e krijuara rishtas, rrjedhojë e përpjekjes së 65 njerëzve që tentuan të zgjidhin hallin e tyre, janë tashmë një votë me kah të qartë.

Askush nuk do të dojë të bëhet palë me 65 kontrollorët e Rinasit, edhe pse kërkesat e tyre janë logjike, edhe pse ata në mënyrën më të gabuar të mundshme, zgjodhën të vihen përballë një shumice dërmuese shqiptarësh që tani nuk i sheh siç janë, si heronj, por i llogarit si fajtorë e makutë. Ky është rasti klasik kur forma dëmton pa kthim edhe përmbajtjen. Turqit që do t’i zëvendësojnë ata në detyrë, e që nesër mund të jenë edhe amerikanë, britanikë, gjermanë apo bangladeshas, me kusht që të kenë specializimin e duhur, do t’i bëjnë ata shumë shpejt viktimë të një loje që u luajt me këmbët e tyre, por që nuk mund ta mbanin as shpatullat e atyre që i brohoritën.

Në llogaritë e nesërme që do të luhasë fort peshoren elektorale do të shtohet më shumë se gjithçka tjetër, edhe ndërhyrja e një faktori që normalisht bën histori në Tiranë. Stabiliteti i vendit është kërkesë e panegociueshme e amerikanëve për Tiranën. Ata mund të mos dallojnë dhe as nuk kanë ndonjë interes të veçantë të identifikojnë nuancat kapriçioze dhe ndryshimet plot llastime mes aktorëve lokalë, por në këtë pikë, tek stabiliteti, ata kanë ndjeshmëri sizmiografi amerikan.

Në asnjë rast dhe me çdo mjet ata nuk mund të lejojnë lojëra provinciale dhe llogari meskine të kujtdo ngjyre e kahu politik që trazojnë stabilitetin. Pengesa e papritur logjistike që ju vu një stërvitjeje të planifikuar në emër të NATO-s u shndërrua në aleatin më të fortë të Ramës, të cilit kjo e ligë, i erdhi vetëm për ta ndihmuar. Të gjithë faktorët kundër, të maskuar si armiq të Edi Ramës u dëshmuan në këto orë dramatike të aftë që t’ja japin fitoren e zgjedhjeve në tepsi argjendi. Ashtu siç servireshin dikur bregut të Bosforit otoman, darovitjet për Sulltanin. Dhe në fakt, për ironi të fatit, çlirimtarët e krizës së kullës, kësaj here erdhën nga Stambolli. Dhe hynë në Tiranë nga Podgorica, por me vizë amerikane në xhep.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • LORA: 08/04/2021 23:23

    Wow,tani mora vesh se per dhjakonarin l.vangjeli banditet terroriste te aero-kontrollit ne Rinas qenkan heronj!!!! I paskan deshtuar edhe ketij kalkulimet,,,eshte lajm i mire,per mua.

    Përgjigju
  • Italia: 08/04/2021 21:25

    Normale qe esht politike se kan njerzit Halle kta sdun ta din pale nga dalkan dhe te stresum tani te me pysesh mu sa stresum jam kam 20 vjet ne itali gjithnji me stres puna blem shpi kto nuk Jan strese kjo esht likja me salen

    Përgjigju
  • pap: 08/04/2021 19:58

    Shume mire e ke qendisur shkrimin, z gazetar! Per mua, eshte pak me e thjeshte, shihni se kush e ka zene peng Shqiperine qysh nga 1990-ta. Sapo ka filluar te behet shteti, hoopaa, dru me pre ne kembe...! Eshte momenti me kyc ne historine post-moniste. Nese ne shqiptaret do te vazhdojme te genjehemi me justifikime "ciliminjsh", mashtruesish/hajdutesh me bllok/keqberesish/keqdashesish, desha te them, atehere hallall ju qofte atyre, se mire na e bejne!!! Bashkekombas, tregohuni te mencem nje here te vetme ne jeten tuaj....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda