Çmendet Milan, ofron 70 milion euro
dhe 3 lojtarë për sulmuesin e Torinos

Çmendet Milan, ofron 70 milion euro<br />dhe 3 lojtarë për sulmuesin e Torinos
Klubi i Milanit dëshiron të ketë në ekipin e tij sulmuesin e Torinos, Andrea Beloti të cilin e duan edhe tifozët e Milanit.

Drejtuesit e rinj të klubit kanë nisur zyrtarisht negociatat, për të blerë kartonin e sulmuesit Italian, por që është tepër e vështirë pasi për të kërkohen 100 milion euro.

Sipas mediave italiane Milani i ka bërë klubit të Torinos një ofertë të çmendur prej 70 milion euro dhe 3 lojtarë.

Lojtarët që ofron Milani për sulmuesin 23 vjeçar janë, janë portieri Gabriel, mbrojtësi i krahut Luka Antoneli dhe mesfushori Juraj Kuçka, ofertë kjo interesante pasi të tre këta lojtarë pëlqehen nga tekniku i torinos Sinisha Mihajloviç.

Një tjetër ekip është futur në garë për 23 vjeçarin Beloti, me 60 milion euro ofertë dhe ai është ekipi spanjoll i Atletico Madridi.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lushnje/ Merr flakë furgoni i mallrave, shpëton mrekullisht shoferi

Lushnje/ Merr flakë furgoni i mallrave, shpëton mrekullisht shoferi