‘Çmendet’ moti në Europë, stuhitë godasin veriun e Italisë dhe Gjermanisë! Gjendje alarmi në 12 rajone të Francës

Në një kohë që Gjermania është në gjendje alarmi për shkak të përmbytjeve nga vërshimet e ujit, shirat e rrëmbyeshëm dhe stuhitë po godasin veriun e Italisë Italisë, Francën, kurse në jugu i Italisë është goditur nga një valë e pazakontë e të nxehtit.

Në veri të Italisë stuhitë e me reshje të rrëmbyeshme kanë përmbytur disa rajone, përfshirë Paduan dhe Vicenzan. Ekipet e emergjencë janë mobilizuar, duke përdorur mjete të ndryshme transportuese për të shpëtuar banorët nëpër shtëpitë e mbuluara nga uji. Guvernatori i rajonit të Venetos e ka përshkruar situatën në terren si “bombë uji”. Erërat që frynin me shpejtësi nga 150 deri në 200 kilometra në orë ka shkaktuar dëme materiale në Borgo Mantovano të Lombardisë.

Por situata është krejt ndryshe në jug të Italisë, me një valë e pazakontë e të nxehtit dhe temperaturat në Sicili kanë arritur deri në 35 gradë celsius.

Situata në perëndim të Gjermanisë, nga shirat e rrëmbyeshëm vazhdon të jetë e rëndë. Ka përmbytje dhe rrëshqitje. Rritja e nivelit të ujit ka vështirësuar operacionet për largimin e banorëve. Edhe në Francë gjendja është shqetësuese. Në 39 rajone është vendosur flamuri i verdhë që paralajmëron stuhi të fuqishme.

Mot i keq jo vetëm në Evropë. Të paktën 50 persona humbën jetën dhe qindra të tjerë janë shpallur të zhdukur nga përmbytjet në pjesën qendrore të Afganistanit. Në një provincë mijëra banorë në alarm nxituan të ngjiteshin në pikat më të larta për t’i shpëtuar vërshimit të ujit. Dyqanet janë nën ujë dhe shumica e rrugëve janë bllokuar, mbi 2000 shtëpi janë rrënuar.

SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion