‘Çmendet’ turma në koncertin e Drake, reperit i hedhin në skenë reçipetat gjigande gjatë përformancës

Në një kohë kur turma po “çmendej”, nën ritmin e muzikës dhe këngëve të reperit të njohur Drake, një fanse nga publiku hodhi në mes të skenës një palë reçipeta, gjigande, ngjyrë rozë.

Teksa disave u hidhen telefona dhe shishe me ujë, reperi i njohur ka marrë një dhuratë krejtësisht ndryshe nga publiku.

Nuk është sekret që Drake ka marrë reçipeta të shumta nga fanset femra në audiencë gjatë turneut të tij, por e fundit që “fluturoi” në skenë gjatë performancës së tij është padyshim dhurata më e madhe që i është bërë ndonjëherë dhe kjo jo vetëm për nga madhësia e saj.

Në një palë reçipeta gjigande, që përfunduan në duart e reperit të njohur kishte një mesazh që Drake në fillim nuk donte ta lexonte me zë të lartë, por më pas zbuloi se ishte një dhuratë nga babai i tij dhe vendosi ta ndante me publikun.

“Babi dëshiron gjëra të mëdha për ty. Të dua dhe dua të sigurohem që të ushqehesh siç duhet”, shkruhej në mesazh dhe reperi u përgjigj duke thënë: “Çfarë nuk shkon me këtë njeri?”.

Kjo surprizë për Drake ishte padyshim një ndër më të bukurat që kemi parë të ndodhin nëpër koncerte kohët e fundit, pasi yje të shumtë janë goditur me objekte të ndryshme gjatë performancave të tyre, e kjo për shkak të trendit të çuditshëm që duket se nuk ka fund.

Një nga incidentet më të famshme ka ndodhur në Nju Jork, kur një burrë nga publiku goditi me telefon në kokë këngëtaren Bebe Rexha , për shkak të së cilës ajo “fitoi” disa qepje.

Sakaq, kujtojmë se vetë Drake ishte viktimë e trendit të çuditshëm, në fillim të korrikut gjatë një performance, dikush nga publiku e goditi me një telefon në dorë, por reperi thjesht vazhdoi të performonte.

 

M.T/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Koha për të përforcuar marrëdhëniet duke treguar ndjenjat me sinqeritet, horoskopi për sot

Koha për të përforcuar marrëdhëniet duke treguar ndjenjat me sinqeritet, horoskopi për sot