Çmenduri merkatoje, Kylian Mbappe shkon një sezon në Arabi para kalimit te Real Madrid

Çmenduri merkatoje, Kylian Mbappe shkon një sezon në Arabi para kalimit te Real Madrid

Kylian Mbappe

Kylian Mbappe është në shënjestrën e Ligës Pro Saudite pas vendimit të Paris Saint Germain për të shitur sulmuesin sa më shpejt të jetë e mundur. Kontrata e tij në "Parkun e Princave" skadon në fund të sezonit 2023-24 dhe ai ka komunikuar se nuk do të nënshkruajë një marrëveshje të re, çka bëri që PSG ta linte jashtë turneut në Azi.

Tanimë zërat e merkatos e lidhin Mbappe me një kalim në Arabinë Saudite. PSG do negociojë me të gjitha klubet që janë të intersuara për të dhe ofrojnë një shumë të majme për huazimin 1-vjeçar.

Kështu PSG kërkon të përfitojë nga Mbappe, në të kundërt sezonin e ardhshëm ai do largohet falas. Zërat e merkatos e lidhin atë me një kalim te Real Madrid, teksa "Galaktikët" nuk janë të gatshëm të ofrojnë 200 milionë euro për një lojtar që i skadon kontrata pas një viti.

Sipas medieve evropiane, skenari më i mirë është ai i kalimit të Mbappe për një sezon në klubet miliardere arabe, me PSG që do fitonte një shumë të majme dhe më pas lojtari në verën e 2024 do kalonte në Madrid me kosto zero. Kujtojmë se paga vjetore e Mbappe te Real pritet të jetë e lartë.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Biden pranon mangësitë gjatë debatit mes zërave për tërheqjen nga gara presidenciale

Biden pranon mangësitë gjatë debatit mes zërave për tërheqjen nga gara presidenciale