Paco Alcacer është idhulli i ri i tifozëve të Borusias së Dormundit dhe sot ka bërë gjithçka për të merituar këtë vlerësim pasi ka shkëlqyer në ndeshjen e çmendur të fituar me një përmbysje të pabesueshme në shtesë ndaj Augsburg. Spanjolli i huazuar nga Barcelona gjatë verës shënon me ritme të jashtëzakonshme në këtë fillim kampionati dhe sot gjeti 3 herë rrjetën në suksesin 4-3, me një gol me goditje dënimi në shtesë!
Ndeshja filloi me avantazhin e Augsburg me Finbogason dhe deri në pjesën e dytë, pavarësisht rasteve të krijuara, asnjëra palë nuk gjeti dot rrjetën. Por pastaj filloi spektakli i Alkaser, i cili i dha barazimin të tijve. Përsëri miqtë gjetën rrjetën me Maks e përsëri Alkaser shënoi për të vendosur barazpeshën, më pas kishet kohë edhe për golin e Gëtce, në ndeshjen e tij të parë të sezonit, por Augsburgu barazoi me Gregoritsh, kur duheshin 3 minuta deri në përfundimin e takimit.

Komente

