Çmenduri në Portugali. Milani kualifikohet në fazën e grupeve të Europa League pas plot 24 penalltish të gjuajtura. Ndeshja play-off ndaj luzitanëve të Rio Aves u mbyll 1-1 pas 90 minutave dhe 2-2 pas kohëve shtesë dhe më pas shkoi tek penalltitë. Janë gjuajtur pa fund penallti nga të dyja ekipet dhe në total 24 ku goditën edhe portierët që i humbën madje disa lojtarë u paraqitën nga 11 metrat edhe dy herë.
Hero ishte portieri i kuqezinjve Donnarumma që priti penalltinë vendimtare. Me shumë vështirësi por Milani arrin fazën e grupeve.
Barcelona e Koeman po funksionon që në start. Katalanasit siguruan fitoren e dytë sezonale në po kaq ndeshje dhe janë me pikë të plota në La Liga. Barcelona mposhti 3-0 Celta Vigon në stadiumin Balaidos dhe deri më tani nuk ka pësuar asnjë gol. Ansu Fati shënoi sërish dhe Sergi Roberto i mbylli llogaritë ndërsa vendasit shënuan një herë edhe në portën e tyre.
Arsenali u hakmorr shumë shpejt ndaj Liverpool-it por në Carabao Cup.
Londinzët fituan mbrëmë 5-4 pas penalltive dhe kaluan në fazën çerekfinale të kompeticionit. Në çerekfinale Arsenali do ketë përballë Cityn ndërsa duelet e tjera janë: Stoke-Tottenham,Brentford-Neëcastle dhe Everton- United./Përgatiti Andi Kapxhiu