Me dhjetëra gjoba vendosi policia e Rrugores pas kontrolleve me radar në autostradën Tiranë-Elbasan.

Sipas pamjeve që radari ka kapur, disa automjete kapin shpejtësinë 150 km/h. 

‘Për të përmirësuar sigurinë në rrugët tona dhe për të reduktuar shpejtësinë e lartë, Policia e Trafikut ka instaluar radarë të shpejtësisë. Këto radarë janë vendosur për të mbrojtur jetët e qytetarëve dhe për të siguruar një lëvizje më të sigurtë për të gjithë.

Mesazhi ynë për ju: Respektoni kufijtë e shpejtësisë dhe kontribuoni në sigurinë e rrugëve tona. Çdo shkelje e shpejtësisë mund të ketë pasoja të rënda për ju dhe për të tjerët. Bashkëpunimi juaj është thelbësor për një mjedis më të sigurtë rrugor.’- njofton policia rrugore.