Sigurimi i një bilete për finalen e Conference League në stadiumin Air Albania, Tiranë, është bërë thuajse një mision i pamundur. Kjo kryesisht për faktin se stadiumi në total zë 20 mijë tifozë, ndërsa klubet finaliste si Roma ashtu edhe Feynord kanë marrë nga 4 mijë bileta secila, shumë pak në krahasim me numrin e tifozëve që mbështesin këto skuadra.
Për rrjedhojë, sipas ‘Corriere dello Sport’, kjo ka bërë që tifozët të cilët kanë siguruar bileta ti nxjerrin ato në treg për shifra shumë më të larta. Sipas këtij burimi bëhet fjalë për çmime shumë të “kripura”, duke filluar nga 800 euro e duke përfunduar në 10 mijë euro për 2 bileta. Shifra këto të papranueshme nga klubi italian, që tashmë ka nisur nga puna për rregullimin e këtij problemi.
Ky nuk është shqetësimi i vetëm për tifozët të cilët duan ta shijojnë në stadium këtë finale, pasi edhe dhomat e hoteleve në Tiranë janë shumëfishuar.
Ju duken te kripura keto cmime te biletave te rishitura per nje ndeshje te ketij niveli?!Per Superbowl amerikan cmimi MESATAR i biletave eshte 4000-5000 $,por kur i rishesin e mendoni sa shkojne?
Përgjigju