Çmim marramendës në ankand, Ferrari i Schumacher në 2003 shitet për shumën e majme

Çmim marramendës në ankand, Ferrari i Schumacher në 2003 shitet për shumën e majme

Makina e Schumacher në 2003

Makina emblematike e Michael Schumacher në sezonin 2003 të Formula 1 u shit në ankand për shumën e majme të 13.2 milionë dollarëve. Një ankand në Gjenevë të Zvicrës u organizua për makinën e legjendës së Formula 1, me blerësin që ofroi më shumë se 13 milionë dollarë për ta pasur.

Modeli F-2003 GA 229 vendosi rekord për çmimin e arritur në tregun e makinave të F1. AFP bën me dije se lajmi për shitjen me këtë çmim u konfirmua nga shtëpia e ankandeve Southeby's. Më herët makina e Schumacher që u përdor në 2001 u shit për 7.5 milionë dollarë, me ankandin e fundit që kishte vlerë sa dyfishi i makinës së vitit 2001.

Me modelin F-2003 në kampionatin e vitit 2003 gjermani u shpall kampion për herë të gjashtë nga shtatë titujt personal, ndërsa me ndihëm e Barrichello skuderia italiane mori titullin edhe për konstruktorët.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!