‘Çmimet e larta’, shoferët e autobusëve protestë në Korçë, pezullohet transporti i pasagjerëve! Paralajmërojnë grevë

Dhjetëra shoferë të autobusëve në Korçë kanë zhvilluar protestë pranë terminalit të autobusëve për çmimet e larta të vendosura. Sipas shoferëve çmimi i qëndrimit brenda në terminal është i lartë. Sot ata nuk kanë futur autobusët në terminal në shenjë proteste.

"Nga 0-5 minuta është falas, pasi kalon një sekondë nga këto 5 min, tarifa bëhet 3 mijë lek. Në Bashki skanë marrë asnjë lloj zgjidhje pasi terminali është pronë private ndërkohë që shoferët janë me licencë nga bashkia. Bashkia është rregullatori por nuk ndërhyn. Kërkojmë të gjendet zgjidhja nga bashkia për taksitë në të zezë dhe për tarifat që duhet të vendosen në bazë të të ardhurave tona”, thonë ata.

Erald Fejzulla, menaxher i Terminalit të Autobusëve Korçë ka treguar çmimet e vendosura.

"Terminali i Autobusave Korcë ka detyrim ligjor organizim per nisjen dhe mbërritjen e autobusëve dhe linjave të regullta nga qyteti i Korçes dhe në drejtim të qytetit te Korçës. Për këtë organizim njësia e administrimit të terminalit ka vendour një tarifë parkimi dhe tarife administrim me abonim mujor. Për linjat rrethqytetase është vendosur tarifa 150 lekë për orar pavarsisht nga koha e qëndrimit të automjetit. Për linjat ndërqytetase brenda 50 km tarifa e orarit do të jetë 300 lekë. Per linjat nderqytetase mbi 50 km tarifa e nisjes do te jetë 500 leke per orar nisje pavarësisht orarit të qëndrimit në terminal. Të gjitha çmimet vlejnë për linjat e licensuara dhe të rregullta të cilat kanë vullnetin te respektojnë marveshjet kontraktuale me Terminalin e Autobusave Korcë. Prej dates 1 Maj te gjithe linjat kane perdorur ambientet e terminalit pa pagese dhe gjate kesaj kohe jane vene ne dijeni te strategjise qe do te ndjeke terminali per tarifimin e sherbimit te cilin po marrin dhe te gjithe pa perjashtim jane te mirpritur te nenshkruajne marveshjet respektive ne baze te licencave që kanë".

Sot është dita e parë ku pezullohet puna nga shoferët dhe ata paralajmërojnë se do të hyjnë në grevë nëse nuk gjendet zgjidhja. Edhe disa ditë më parë shoferët protestuan pasi nuk u lejohet transporti i udhëtarëve me taksi brenda rrethit, në kthim. 

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Të shtënat me armë dje në lagjen 15, arrestohen dy persona! Në kërkim një tjetër

Durrës/ Të shtënat me armë dje në lagjen 15, arrestohen dy persona! Në kërkim një tjetër