TIRANË - Çmimet e larta të fruta-perimeve në kryeqytete i kanë detyruar qytetarët të blejnë pak gjëra. Megjithatë ata janë përpjekur që brenda buxhetit që kanë, në tryezën e natës së ndërrimit të viteve, të mos mungojnë produkltet më të domosdoshme.
 
Ndërsa tregtarët ankohen se ky vit ka qenë shumë i dobët. Madje ka nga ata që akuzojnë tregtarët e tjerë që abuzojnë me çmimet, pasi nuk u vendosin produkteve që tregtojnë tabelat e çmimeve.
 
Qytetarët që i kanë lënë pazaret për ditën e fundit nuk janë të paktë. Ata përpiqen që të gjejnë vendet ku fruatt dhe perimet janë me çmime të leverdisshme, në mënyrë që tavolinës së tyre të fund vitit të mos i mungojë asgjë.
 
Por vetë tregtarët thonë se ky vit ka qenë shumë i dobët në shitje, madje ka edhe nga ata që thonë se tregtarët që nuk vendosin tabelën e çmimeve abuzojnë me ta.
 
Bahskia e Tiranës ka nisur kontrollet e tregjeve që prej disa ditësh në mënyrë tqë të mos lejojë rritjen e çmimeve të fruta perimeve për fundvit, duke kërcënuar se nëse ndodh kjo do të hapë një treg alternativ.
 
Çmimet e fruta perimeve
Mollë 120-160
Portokalle 120
Mandarina 100-140
Kivi 180
Lulelakër 220
Brokoli 220
Karrota 120
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)