Çmimet e disa prej fruta-perimeve, në Tiranë vijojnë të mbeten të larta, në krahasim me çmimet nëpër rrethe. Në tregjet agro-ushqimore të Tiranës, çmimet e këtyre produkteve janë tejet të larta, çka ka shkaktuar edhe pakënaqësi tek qytetarët.
"Të gjitha produktet janë rritur. Pa punë jemi. Shumë e vështirë për ta përballuar.Katastrofë.
qytetarja
"Janë rritur shumë. Për ne që jemi pensionist është shumë e vështirë për t'u përballuar", shprehet një qytetar tjetër.
Ndërkohë që tregëtarët e Divjakës, shprehen se nga çmimet e ulëta nuk kanë aspak leverdi. lulelakra e cila në Divjakë tregëtohet me 40 lekë, në Tiranë e gjen për 100-120 lekë në varësi të tregut. E njejta gjë ndodh edhe me preshin, ku në Divjakë tregëtohet për 80 lekë ndërsa në Tiranë për 100-120 lekë.
Qepa e thatë nga ana tjetër, ndonëse në sezonin e saj ka arritur çmimin më të lartë ndonjëherë. Ajo tregëtohet për 100-130 lekë dhe arsyeja është se nuk ka prodhim vendas. Ky produkt vjen si import nga Serbia, dhe si pasojë tregëtohet me këtë çmim.