Dy fituesit e çmimeve kombëtare të letërsisë që ndahen nga Ministria e Kulturës për veprën letrare më të mirë dhe për veprën më të mirë përkthyer në vitin 2016, janë: Idlir Azizaj me veprën origjinale “Shekspiriotët” dhe Diana Kastrati, për përkthimin nga gjuha italiane për romanin “Kanali i Musolinit” të Antionio Pennacchi-t, Çmimet janë darë nga në një ceremoni të organizuar nga Ministria e Kulturës.
/Shqiptarja.com
Përzgjedhjet e veprave fituese janë bërë nga një juri e kryesuar nga Primo Shllaku, me anëtarë Flutura Açkën, Elsa Demon, Bajram Karabollin dhe Lisandri Kola. Ceremonia e ndarjes së çmimeve letrare është mbajtur në Teatrin e Kukullave në Tiranë, ku anëtarët e jurisë kanë paraqitur një listë përzgjedhëse për dhjetë autorë pretendentë.
Prej disa vitesh çmimet kombëtare të letërsisë janë reduktuar, Shtatë vite më parë jepej nga një çmim për çdo zhanër; prozë, poezi, studim, kritike letrare e më gjerë, ndërsa tashmë rezultojnë vetëm dy çmime për të vlerësuar gjithë krijimtarinë në letrat shqipe.
dy.b/shqiptarja.com










