Edicioni i këtij viti u mbajt në Inglewood, Kaliforni nën prezantimin e këngëtares të mirënjohur Katy Perry. Videokilip “Humble”, një sukses botëror për muzikën sivjet nga këngëtari Kendrick Lamar u shpall fitues i çmimit për videon më të mirë të vitit.
Natën e mbrëmshme u ndanë një sërë çmimesh të tjerë, dhe gjatë spektaklit përforcuan shumë artistë të tjerë të njohur si Miley Cyrus, Ed Sheeran, Demi Lovato, Katy Perry, Nicky Minaj.
Këngëtarja Pink emocionoi të gjithë të pranishmit me një kolazh me hitet e saj më të mëdha ndër vite. Çmime të ndryshme u prezantuan nga emra të njohur si Ellen DeGeneres, Vanessa Hudgnes, Bebe Rexha dhe Noha Cyrus.
Këngëtarjae mirënjohur Kesha, mbajti një fjalim tepër emocionues dhe sensibilizuese për publikun, lidhur me fenomenin e vetëvrasjes. Ajo është në një proces ligjor me producentin dhe menaxherin e saj, Dr. Luke, proces i cili i ka shkaktuar këngëtares probleme mendore dhe shëndetësore.
Ajo jep një mesazh që thotë: Çfarë do që po kaloni, sado e errët që mund të duket, ka një të vërtetë të pamohueshme dhe forcë në faktin që "NUK JENI VETEM”
Një nga pjesët më të komentuara të për publikun në këtë event është veshja me të cilën paraqiten artistët veçanërisht ato femra. Mes veshjeve më të komentuara pozitivisht apo negativisht, bie në sy dukshëm shtimi në peshë i këngëtares Kesha dhe Rihanna, pasi ato kanë qenë gjithmonë në format perfekte.
Çmimet e ndara në MTV:
Videokilipi më i mirë i 2017 “Humble” nga Kendrick Lamar
Artisti i vitit Ed Sheeren
Artisti i ri më i mirë Khaild
Bashkëpunimi më i mirë “I dont wanna live forever “ nga Taylor Swift dhe Zayn Manna
Videoklipi më i mirë në zhanrin pop “Down” nga grupi Fifth Harmony dhe Guci Mane
Videoklipi më i mirë në zhanrin hip-pop Humble nga Kendrick Lamar
Videoklipi më i mirë në zhanrin dance “Stay” nga Alessia Cara dhe Zedd
Videoklipi më i mirë në zhanrin rock “Heavydirtysoul” nga Tweny One Pilots
Kinematografia më e mirë “Humble” nga Kendrick Lamar
Regjia më e mirë “Humble” nga Kendrick Lamar
Dirigjimi më i mirë artistik “Humble” nga Kendrick Lamar
Videoklipi me efektet më të mira vizuale “Humble” nga Kendrick Lamar
Koreografia më e mirë “Fade” nga Kanye West
Montazhi më i mirë “Wyclef Jean” nga Young Thug
Kënga e verës “XO Tour Lif3” nga Lil Uzi Vert
Michael Jackson Video Vanguard Award i shkoi këngëtares Pink, çmim i cili jepet në shenjë mirënjohje për kontribut të veçantë në muzikë.
[gallery]23653[/gallery]
Redaksia Online
E.J/Shqiptarja.com
