Ceremonia e çmimeve Oscar do të largohet nga shtëpia e saj prej kohësh në zemër të Hollywoodit dhe do të zhvendoset në Los Angeles duke filluar nga viti 2029. Po atë vit transmetimi i saj pritet të kalojë në YouTube.
Çmimet e Akademisë, të ndjekura globalisht, do të mbahen tani në Peacock Theater, një sallë me kapacitet më të madh ulësesh sesa Dolby Theatre.
E vendosur në anën tjetër të qytetit në Hollywood Boulevard, në Dolby Theatre (dikur Kodak Theatre) janë zhvilluar çmimet Oscar që prej vitit 2022.
Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit tha se kjo zhvendosje është pjesë e një partneriteti shumëvjeçar me AEG, pronari i kompleksit LA Live që gjithashtu prezanton çmimet Emmy dhe Grammy.
“L.A. LIVE u ndërtua për të pritur momentet që përcaktojnë kulturën, dhe nuk ka skenë globale më të madhe se Oscars,” tha një përfaqësues i AEG.
Goldstein gjithashtu premtoi krijimin e një ambienti “kreativ, i cili nderon përsosmërinë dhe ofron një përvojë të paharrueshme për adhuruesit e filmave kudo në botë”.
Para se të zhvendoseshin në lagjen Hollywood të Los Angeles, Oscars për vite me radhë janë mbajtur në një vend qendror si Dorothy Chandler Pavilion dhe Shrine Auditorium.
“Jemi të entuziazmuar të bashkëpunojmë me një fuqi globale si AEG,” thanë në një deklaratë Bill Kramer, drejtori ekzekutiv i Akademisë, dhe Lynette Howell Taylor, presidentja e saj. “Rekordi i tyre në ndërtimin dhe operimin e ambienteve të avancuara teknologjikisht për performanca live është i pakrahasueshëm.”
Kjo zhvendosje është zhvillimi më i fundit në një seri ndryshimesh që përkojnë me kalimin nga televizioni tradicional në SHBA drejt transmetimit online.
Oscars, të cilët janë transmetuar për gjysmë shekulli në ABC, do të transmetohen drejtpërdrejt dhe falas në YouTube duke filluar nga viti 2029.
Ata do të vazhdojnë të mbahen në Dolby Theatre në Ovation Hollywood dhe të transmetohen drejtpërdrejt në ABC kur ceremonia e 100-të do të zhvillohet në vitin 2028.
Komente










