Two People Exchanging Saliva” ia doli të siguronte një Oscar për kategorinë e filmit të shkurtër më të mirë në aksion të drejtpërdrejtë.

Në këtë film, luan edhe aktorja nga Kosova, Luana Bajrami, emri i së cilës tashmë është ngjitur në skenën më të madhe të botës për kinematografinë.

Bajrami është në rol protagonist dhe quhet Malaise. Ngjarjet zhvillohen në një Paris distopik ku puthjet janë të ndaluara, të paligjshme dhe njerëzit rrethohen nga një absurdizëm i ftohtë.

Filmi, siç u theksua edhe gjatë fjalimit të aktorëve e regjisores në skenë, është realizuar nga një staf kryesisht LGBT dhe gra. Në fjalim, ata përmendën prejardhjet e tyre të ndryshme, ku sigurisht u veçua që Bajrami vjen nga Kosova, ndërsa vetë aktorja s’mundi të ishte e pranishme në ceremoni.

Qendra Kombëtare e Kinematografisë ka shprehur krenarinë për këtë arritje të Bajramit dke shkruar:

“Ky vlerësim nga Akademia nuk është vetëm një triumf personal i Luanës, por një dëshmi e fuqisë dhe talentit të pashtershëm që artistët tanë po tregojnë në skenat më prestigjioze të botës. Ky moment shënon një gur themeli për filmin shqiptar dhe na mbush me shpresë për rrugëtimin tonë të përbashkët drejt majave të artit botëror”, shkruhet në reagimin zyrtar, ndërsa përmbyllet me një urim për aktoren dhe ekipin.

P.J/SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 14 Mars, 23:51

    18 vite nga Gërdeci, a besoni se do ndëshkohen përgjegjësit e vërtetë?