Çmimet rekord, Banka e Shqipërisë rrit me 0.5% normën e interesit! Sejko: Ekonomia në rrezik nga inflacioni i lartë, shtrenjtimi i ushqimeve do të vijojë

Banka e Shqipërisë ka rritur për herë të 3 brenda 4 muajsh normën bazë të interesit për shkak të çmimeve të larta, që pritet të kulmojnë në këtë periudhë të mbetur të vitit. Vendimi është marrë nga Këshilli Mbikëqyrës i bankës qendrore, pasi inflacioni është vlerësuar rrezik kryesor për ekonominë e vendit.

“Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vazhdon të vlerësojë se nivelet e larta të presioneve inflacioniste janë rreziku primar mbi rritjen e qëndrueshme dhe afatgjatë të vendit. Për këtë arsye, në respektim të objektivit të stabilitetit të çmimeve, Këshilli Mbikëqyrës vendosi: të rrisë me 0. 5 pikë përqindjeje normën bazë të interesit, nga niveli 1.25% në nivelin 1.75%; të rrisë me 0.5 pikë përqindjeje normën e interesit të kredisë njëditore, nga niveli 2.25% në nivelin 2.75%; të rrisë me 0.5 pikë përqindjeje normën e interesit të depozitës njëditore, nga niveli 0.25% në nivelin 0.75%”, tha Sejko.

Ky normalizim i politikës monetare tha Sejko do të krijojë kushte më të përshtatshme për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe kthimin e inflacionit në objektiv brenda horizontit afatmesëm.

Deri në korrik kostot e jetesës së qytetarëve janë rritur mbi parashikimet e institucioneve pasi Guvernatori i bankës së Shqipërisë Gent Sejko tha se rritja e çmimeve u zgjerua edhe më tej në produktet e shportës.

“Rritja e çmimeve ishte e pranishme në një kategori të gjerë produktesh, duke ilustruar përcjelljen e goditjeve të ofertës edhe në çmimet e artikujve të tjerë të shportës”, tha Sejko.

Për shkak të goditjes që i ka dhënë lufta tregjeve ndërkombëtare Sejko u shpreh se fatura e importeve ka qenë e lartë deri më tani, ndërkohë që shtoi se inflacioni do të vijojë të rritet më tej.

“Normalizimi i politikës sonë monetare do të krijojë kushte më të përshtatshme financiare për rritjen e qëndrueshme të ekonomisë dhe reduktimin e inflacionit. Inflacioni parashikohet të kthehet në objektivin tonë 3% në gjysmën e parë të vitit 2024. Këto projeksione vijojnë të mbeten subjekt i pasigurive të larta. Në veçanti, rreziqet mbi inflacionin qëndrojnë në kahun e sipërm, kurse ato për rritjen ekonomike në kahun e poshtëm”, tha Sejko.

Pavarësisht pasigurisë së lartë që është prezente për shkak të agresionit rus në Ukrainë, Sejko u shpreh se ekonomia e vendit është në trend rritës, ndërsa papunësia është reduktuar.

“Përkundrejt këtyre zhvillimeve, ekonomia shqiptare ka pasur një ecuri relativisht solide në gjysmën e parë të vitit. Vëllimi i aktivitetit ekonomik u rrit me 6% në tremujorin e parë të vitit dhe treguesit indirektë sugjerojnë rritje të mëtejshme në tremujorin e dytë. Kjo ecuri pasqyron bilancet e shëndosha financiare të biznesit dhe familjeve, fleksibilitetin operacional të sektorit privat, si dhe rezistencën e sistemit financiar shqiptar ndaj goditjeve. Rritja ekonomike është diktuar nga zgjerimi i konsumit familjar, i investimeve të sektorit privat, si dhe i eksportit të mallrave dhe shërbimeve. Nga ana tjetër, rritja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare ka sjellë rritjen e faturës së importeve, ndërsa politika fiskale ka pasur një natyrë konsoliduese”, tha ndër të tjera Sejko.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 03/08/2022 22:06

    O ekonomiste injorante. Federal Reserve i rriti me 0.75% interesat, ju i rrisni me 0.5. Po normal, fuqi ekonomike me e madhe se Amerika ne.

    Përgjigju
  • erion: 03/08/2022 17:57

    normal, por kur bie prehe e nje qeverie kriminale qe shperdoron parate ne kurriz te qytetareve fjala vjen per nje lot rruge paguajme 10~20 fishin e asaj qe realisht kushton, ndodh qe cmimet rriten dhe qytetaret ngrihen dhe marrin perpara gjithcka gjejne. pak a shume ky eshte fati i parashkruar i edi rames si dhe atyre aktoreve/faktoreve qe e mbeshtesin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen